E Diel, 1 Nëntor 2026

Qerimaj, ndihmë për Europianin nga Dhima“Synojmë të kemi rezultate sa më të mira në Europian, - tha Kovaçi, - nëse Erkandi do të ngrejë tek 160 kg në shkëputje dhe 200 kg në shtytje, rezultate që të afrojnë tek medaljet, madje edhe në Lojra Oli

Bledar KUKA - Kampioni i Europës për të rinj, Erkand Qerimaj, ka nisur një fazë përgatitore në Athinë të Greqisë, me synimin për të hyrë në zonën e medaljeve në Europianin e të rriturve në Rumani. Kjo u sigurua nga ndihma e njërit prej krerëve të Federatës Greke të Peshëngritjes, Pirro Dhima, siç njihet në Shqipëri, apo Pirros Dimas, siç njihet zyrtarisht. Trajneri i tij, Zef Kovaçi, pohoi se kushtet stërvitore të Greqi do ta ndihmojnë peshëngritësin shqiptar që të arrijë maksimumin e mundshëm të formës.

“Synojmë të kemi rezultate sa më të mira në Europian, - tha Kovaçi, - nëse Erkandi do të ngrejë tek 160 kg në shkëputje dhe 200 kg në shtytje, rezultate që të afrojnë tek medaljet, madje edhe në Lojra Olimpike”. Qerimaj ka pasur vazhdimësi në rezultatet e tij, me 341 kg dygarëshin (154+187) në “Pekin 2008”, po 241 kg në Europianin për të rinj në shtator në Durrës (151+190) si dhe 349 kg në dygarësh në kampionatin kombëtar zhvilluar në fillim të muajit mars në Elbasan, me 157 kg në shkëputje dhe 192 në shtytje.

“Kushtet në Greqi janë shumë më të mira sesa në Tiranë, - thotë Qerimaj, - më pak lagështirë, më shumë qetësi, ndërsa përsa i përket ngrohtësisë së ambientit, duhet thënë se edhe palestra tek stadiumi “Qemal Stafa” është më normale tani, pasi na kanë vënë 3 kondicionerë”.

E Hene, 16 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›