E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk e do Chelsean

Sulmuesi i Portos, Hulk mund të transferohet në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri i tij, Teodoro Fonseca.

Hulk, 25 vjeç, spekulohet me largim nga gjiganti portugez, derisa kërkohet nga Chelsea dhe Paris St Germain.

Menaxheri i tij, Fonseca, i cili përcolli ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në Munich, tha: “Jemi të gatshëm për të biseduar me Chelsean kurdo dhe kudo. Ekziston interesimi, por ende nuk ka asgjë konkrete. Atij i pëlqen shumë Premierliga dhe Chelsea është klub i mirë për Hulkun”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›