E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo, grosisteve: Respektoni kontratat

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, u kerkoi dje gjate nje takimi grosisteve farmaceutike bashkepunim maksimal per furnizimin e spitaleve me medikamente ne afatet me minimale te parashikuara ne ligj. Ajo zhvilloi nje takim pas perfundimit te tenderit per blerjen e 104 medikamenteve, nga 183 medikamente qe u tenderuan. Nisur nga numri i kompanive qe i kane regjistruar keto medikamente per qarkullim ne territorin e Shqiperise, 88 medikamente me nje fond prej 490 milione leke u prokuruan me proceduren "me negocim pa shpallje te njoftimit", pasi rezultonin te regjistruara nga nje kompani e vetme dhe nuk arrihet konkurrenca per te perdorur procedurat e hapura te prokurimit. Ndersa 96 medikamente te tjere, u prokuruan nepermjet procedurave te hapura elektronike. Ne perfundim te ketyre procedurave, te cilat u zhvilluan gjate muajit korrik, u arrit qe te shpalleshin oferta fituese 20 kompani farmaceutike per kontraktimin e 104 medikamenteve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›