E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton nje ore letersie dhe matematike

Rinisin kurset private per "Maturen e Vjeshtes"

Ankthi i maturanteve qe nuk kane mundur te marrin ndonjerin prej provimeve me detyrim, ose te dy prej tyre, po shoqerohet me mbushjen e xhepave te mesuesve te lendeve perkatese. Ata kane filluar tashme "operacionin" per kryerjen e kurseve te Matures Shteterore, te vlefshme per ne vjeshte, ose me sakte ne tetor kur do te ri jepen keto provime. Keshtu, mesohet se nje ore kursi ne lenden e matematikes kushton 2 mije leke, ndersa per letersine, nisur edhe nga kerkesat me te uleta, 1300 leke. Nxenesit e shkollave te mesme pohojne se mesuesit u kane kerkuar indirekt, ose me ane e "seksereve" qe te zhvillojne kurse private, ne menyre qe vitin qe vjen, t'u nenshtrohen vetem provimeve me zgjedhje nese duan te behen pjese e universiteteve publike te vendit. Sezoni i pranveres dhe vjeshtes jane me fitimpruresit per mesuesit e shkollave te mesme. Perpos pages qe marrin neto, ata marrin edhe nje "page" tjeter shume me te majme, si rezultat i kurseve private. Megjithate gjithe ceshtja eshte se si t'i bindin nxenesit pa rene ne sy, se ata kane nevoje per kurse private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›