Thyhen gjashte rekorde boterore, Felps edhe dy medalje te arta
E merkura ka qene nje dite tjeter fenomenale e notit ne Lojerat Olimpike ne Pekin. Gjate garave te kesaj dite jane thyer madje gjashte rekorde boterore, kurse notari amerikan, Majkell Felps ka fituar edhe dy medalje te arta. Kesisoj, Felps tashme ka fituar 5 medalje te arta ne Pekin dhe gjithsej 11 medalje te arta olimpike ne karrieren e tij (gjashte te arta i ka fituar para kater vitesh ne Athine). Ne kete menyre Felps u be sportisi me i suksesshem ne historine e Lojerave Olimpike sa i perket medaljeve te arta. Felps fitoi medaljen e arte ne garen 200 metra flutur, me rekord te ri boteror 1:52.03, si dhe ne stafeten 4x200 metra ne stilin e lire, po ashtu me rekord te ri boteror, 6:58.56. Medalja e arte ne 200 metra stil te lire ne konkurrencen e femrave i ka takuar italianes, Federika Pelegrini, me rekord te ri boteror, 1:54,82. Kjo eshte medalja e pare e arte ne karriere per Pelegrinin ne Lojerat Olimpike. Para kater vjetesh ne Athine ajo pati fituar medaljen e argjendte. Vendi i dyte dhe medalja e argjendte ne kete gare i takoi notares sllovene, Sara Isakoviq, kurse me medalje te bronzte u stolis kinezja, Jiajing Pang. Notarja australiane, Stefani Rajs, ka fituar medaljen e arte ne 200 metra stil te perzier, po ashtu me rekord te ri boteror, 2:08,45. Medalja e argjendte i ka takuar notares nga Zimbabve Kirsti Koventri, kurse medalja e bronzte amerikane, Natali Koflin. Rekorde te reja boterore jane thyer edhe ne gjysmefinalet 100 metra stil te lire. Fillimisht nje gje te tille e beri francezi, Alain Bernard (47.20) dhe me pas australiani Emon Sulivan (47.05).