E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjianet kunder luftes, qendrojne ne Pekin

Sportistet gjeorgjiane vendosin te qendrojne ne Pekin, ndersa shtepia olimpike e Gjeorgjise eshte hapur serish te marten, ne kohen kur vendi po perpiqet te pushoje luften. Ne fakt, gjate ceremonise se hapjes se shtepise olimpike shume nga atletet vendas nuk kane marre pjese, te deshperuar nga deklaratat politike. Vetem pak dite me pare, 35 atletet olimpike Gjeorgjiane kane kerkuar te terhiqen plotesisht nga Lojerat per shkak te konfliktit me Rusine ne Osetine e Jugut. Por presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, i ka derguar nje mesazh sportisteve, duke i urdheruar te qendrojne. Presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar, Jak Rog, eshte takuar personalisht dhe i ka derguar nje leter Komitetit olimpik Gjeorgjian, duke i kerkuar te mos largohen. "Personalisht jam takuar me presidentin Rog qe me ka kerkuar te mos largohemi nga Lojerat Olimpike dhe te mbroje vlerat dhe levizjen Olimpike," u shpreh presidenti i komitetit olimpik te Gjeorgjise, Gogi Topadze. Atletja gjeorgjiane Nino Salukvadze, ka fituar medaljen e bronzte ne qitje dhe kjo per organizatoret e shtepise gjeorgjiane, Nana Aleksandria, eshte sinjifikative. "Ndoshta eshte simbolik fakti qe Gjeorgjia fitoi nje medalje olimpike ne qitje, keshtu qe qitja te zhvillohet vetem ne fushat olimpike, ndersa paqja te mbizoteroje ne Gjeorgji", u shpreh ajo. Atletja gjeorgjiane ka dhene shembullin me te mire per paqe, duke perqafuar rivalen e saj ruse, Natalia Paderina, qe fitoi medaljen e argjendte. Ndersa dje, sportisti Irakli Cirekixe ka mundur te fitoje medaljen e dyte te arte ne xhudo per Gjeorgjine duke mposhtur ne finale algjerianin Amar Beniklef. Sportistet nga Gjeorgjia kane gjetur menyren me origjinale per t'iu kundervene agresionit rus, pasi trupat e ketij vendi kane penetruar thelle ne territorin e vendit te tyre, deri prane kryeqytetit Tbilisi.

3 medalje

Deri me tani perfaqesuesja olimpike e Gjeorgjise ka mundur te koleksionoje 3 medalje ne total. Dy medalje ari dhe nje medalje bronzi duke u renditur e dhjeta ne renditjen e pergjithshme te kombeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›