Shperndarja e librave, shtyrje e perseritur
Kryetarja e Komisionit te Edukimit ne Partine Socialiste, Ledi Shamku ka kritikuar ashper dje fenomenin qe po ndodh me tekstet shkollore, i cili eshte avaz i vjeter. Ajo u shpreh dje gjate nje konference se ministri i ri i arsimit filloi avazin e vjeter, shakane tashme bajate me familjet shqiptare, lidhur me shperndarjen e librit shkollor. Sipas saj, ministri i ri, para nje muaji nxiti prinder e nxenes te rendin neper librari, pasi tekstet shkollore per kete vit, sipas tij, do t'i gjenin aty qysh me 1 gusht, por jemi ne mes te gushtit dhe tekste nuk ka. "Libraret mundohen te kontaktojne me botuesit, e keta te fundit thone se shtypja e librave nuk ka mbaruar ende, duke hamendur se nga fillimi i shtatorit librat e shumepritur do te jene gati", konkludoi Shamku, duke u shprehur se pingpongu me prinder e nxenes vazhdon, e sakaq Ministria e Arsimit eshte hequr menjane dhe e hutuar tani hesht. Keshtu, sipas saj, mesa duket edhe kete vit do te perseriten radhet e gjata e te mundimshme neper librari. "Paaftesia strukturore e MASH-it edhe kete vit nuk po ua kursen shqiptareve minimumin e kerkuar: radhet demenciale", tha kryetarja e Komisionit te Edukimit ne Partine Socialiste. Por, gjithsesi kjo pritje nuk kurorezon asgje, ngaqe edhe kete vit, pavaresisht premtimeve, nxenes dhe mesues do te ndeshen me po te njejtat probleme si ato te vitit te kaluar sa i takon cilesise se teksteve. Sipas Shamkut, defektet aq shume te diskutuara te altertekstit te vjetshem MASH nuk mundi t'i zgjidhe, madje kesaj here as u perpoq t'i zgjidhe. "Edhe kete vit tekstet u hartuan ne te njejtat kushte sikunder vjet. Pra u hartuan ne mungese te plote standardesh, pa lidhje nderdisiplinore e pa programe te vijuara. Madje per programet, ekspertet e Ministrise dhe sot e kesaj dite nuk kane rene ende dakord ne do t'i marrin nga Kansasi apo nga New Jersey", tha Shamku. Sipas saj, kjo nuk eshte me nje shaka bajate si ajo e Ministrit te ri lidhur me radhet neper librari, por nje sharlatanizem me pasoja vertet te renda per familjet tona, te cilat ne mos dje, sot e kane kuptuar se shkollimi i bijve te tyre ka mbetur ne dore te te paafteve e te te papergjegjshmeve.
Premtimi
Ministria e Arsimit premtoi ne korrik te ketij viti se me 1 gusht, te gjitha librarite do te ishin te furnizuara me tekstet shkollore. Nje gje e tille nuk ndodhi as me 1 gusht, as me 5 (afati i dyte i dhene nga MASH), dhe nuk ka ndodhur as deri me sot, kur data shenon 14 gusht. Sikurse mesohet, librarite jane furnizuar ne mase mjaft te vogel, duke rrezikuar rikthimin e radheve te gjata.
Premtimi
Ministria e Arsimit premtoi ne korrik te ketij viti se me 1 gusht, te gjitha librarite do te ishin te furnizuara me tekstet shkollore. Nje gje e tille nuk ndodhi as me 1 gusht, as me 5 (afati i dyte i dhene nga MASH), dhe nuk ka ndodhur as deri me sot, kur data shenon 14 gusht. Sikurse mesohet, librarite jane furnizuar ne mase mjaft te vogel, duke rrezikuar rikthimin e radheve te gjata.