Qershor-Korrik me shume te huaj drejt Shqiperise

Në një njoftim të posaçëm për shtyp, drejtoria e përgjithshme e policisë ka bërë me dije fluksin e hyrjeve-daljeve në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri. Kështu në këto pika, përgjatë periudhës 1 Qershor- 31 Korrik të këtij viti kanë hyrë 1.629.831 shtetas, nga të cilët 716.386 shtetas shqiptarë dhe 913.445 shtetas të huaj. Po ashtu janë përpunuar në hyrje 405.654 automjete.
Sakaq, këto statistika krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, drejt vendit tonë kanë hyrë më shumë 111.069 shtetas shqiptarë si dhe 135.024 shtetas të huaj.
Sakaq, këto statistika krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, drejt vendit tonë kanë hyrë më shumë 111.069 shtetas shqiptarë si dhe 135.024 shtetas të huaj.