E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeshim së bashku

Gruaja: Shpirt.....Çfarë po kërkon?
Burri : Asgjë.
Gruaja: Asgjë...?? Ke një ore që po lexon çertifikatën e martesës??
Burri: Thjesht po kërkoja datën e skadimit.

***

Pyetje - Cili është ndryshimi ndërmjet mamasë dhe gruas?
Përgjigje - Mamaja të sjell ne këtë botë duke qarë... & tjetra sigurohet që të vazhdosh kështu.

***

Gruaja : A do drekë?
Burri : Sigurisht, cila është zgjedhja ime?
Gruaja : Po dhe jo.

***

Gruaja: Ti gjithmonë e mban foton time ne çantën e punës kur shkon në zyrë. Pse?

Burri: Kur ka një problem, sado i pamundur të jetë, unë shoh foton tënde dhe problemi zhduket.

Gruaja: E sheh se sa mrekullibërëse jam për ty?

Burri: Po, shoh foton tënde dhe them me vete, "Çfarë problemi tjetër mund të jetë më i madh se ky?"

***

Ajo: Kur të martohemi, dua të ndaj me ty gjithë problemet, telashet dhe mërzite.
Ai: Shume e mirë nga ana jote, shpirt, por unë nuk kam probleme dhe telashe.
Ajo: Kjo, sepse ende s'jemi martuar.

***

Intervistuesi një milioneri: “Kujt ia dedikon suksesin tuaj si milioner?"

Milioneri: "Ia dedikoj gjithçka sime shoqeje."

Intervistuesi: "Uau, duhet të jetë grua e zonja. Çfarë keni qenë para se të martoheshit me të?"

Milioneri: " Miliarder"

***

- Më duhet një fustan tre numra më i madh, - i tha gruaja burrit.
- E përse? – ia ktheu burri.
- Mjeku im duhet të më besojë se i jam përmbajtur dietës.

***

- Pse i shkule flokët gruas? – i tha gjatë seancës gjyqësore gjykatësi të pandehurit.
- Sepse pas prishjes së fejesës desha të kisha disa flokë si kujtim, - iu përgjigj i akuzuari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›