LETËR ASGJË`SË OSE “UNE JAM LIBANI”
Nga Kerim Ballxhi/Të gjithë u zhdukëm! Zhdukja na u imponua! Nuk ia dolëm dot të bëhemi hiç para Krijuesit tonë, e as t'ia dhurojmë Atij vullnetin tonë të pjesshëm prandaj na u imponua të bëhemi hiç para tankeve, topave e buldozerëve.
Na duket e rëndë asgjëja! I duket e rëndë shpirtit, egos, mendjes dhe trupit... A dëshiron të hapësh gazetën. Merre e shiko mijëra bomba që hidhen ne zemër të Libanit, por që djegin edhe zemrën tende! A do të shohësh televizor? Merr e shiko plumbat që u drejtohen fëmijëve, nënave, të moshuarve e njerëzve që shëtisin rrugëve të Libanit, por që ngulen në trupin tënd! Të duket e rëndë asgjëja !
Të duket e rëndë asgjëja kur e drejta që e bën njeriun njeri, respekti dhe besimi nënvleftësohen kaq shumë para forcës, dhunës, njeriut dhe para tankeve… të duket e rëndë!
Të gjithë u bëmë asgjë! Çdo gjë u bë hiç! Shtetet u zvogëluan para dhunës, Liga Arabe është në humbje! Konferenca Islame i bërtet pa zë veshëve të shurdhët. NATO nuk ka! Shtetet e Bashkuara nuk janë! Nuk ka njeri! Zemrat janë vulosur, sytë janë verbuar, veshëve u është vendosur perde. Dhe a e di? Or Asgjë, çfarë vendoset për bazë? Po dërgojmë fëmijë të vegjël në drejtësinë Hyjnore. Dhe do të pyeten ata: Ç'gjynah bëre që të vranë?... Çfarë bëtë kur trupat tanë copëtoheshin nga predhat e topave. Çfarë bëtë kur shtëpitë tona ngelën pa zot dhe u kthyen në varreza? Çfarë bëtë kur lagjet tona, qytetet tona u shtypën poshtë qarqeve të civilizimeve të paqena.
Njeriu domosdoshmërisht është i vdekshëm. Asgjë! Ky popull o Asgjë, ka pas nxjerrë profetë që e kanë konsideruar mungesë respekti ta quash njeriun njeri. Dhe tani i numëron botës kufoma. Ky popull, Asgjë, nuk e di sa herë ka jetuar vuajtjen për t'u tërhequr e të bëhet hiç. Tani i obligon njeriut hakmarrjen e të bërit hiç. Ky popull, Asgjë, është bërë kurban i urrejtjes, mërisë. Tani po verbon urrejtjen me flakët e bombave, po e viganizon frikën me avionë.
Ti dhe unë Asgjë, i kemi besuar gjithnjë dashurisë së njeriut. Thamë se po t'u tregojmë të bukurën do të vijnë. Dhe i dhamë një fjalë Allahut, që këtë besim, besimin e shenjtë që kemi tek Ai do ta mbajmë pa e lëkundur. Por sytë janë mbyllur! Shikuesi ka humbur vështrimin e vërtetë! Por Asgjë, ata që nuk duan të shohin nuk e shohin dhunën, nuk duan të shohin kur nuk kanë zgjidhje kundrejt kësaj dhune. Eja të dy Asgjë, unë dhe ti, të bëjmë ndonjë gjë brenda kësaj asgjëje. Eja dy mijë asgjë, ti dhe ne, t'i bëjmë lapsat kurthe përballë Xhalutit! Eja dy milion asgjë, ti dhe qyteti ynë t'u thërrasim drejtuesve mashtrues të vendit "Unë jam Libani”! Në muret tona të varim fotografitë e Bejrutit, tek të dërguarit tanë, qoftë edhe për disa ditë të lëkundim flamurin e Libanit. Eja njëzet milion asgjë, ti dhe shteti ynë, të lutemi me duatë më të afërta (më të sinqerta) Zotëruesit të Gjithçkaje: Unë jam Libani, Zoti im! Mos më digj mua Zoti im! Mos më digj mua Zoti im!
Të gjithë u bëmë hiç! Por të zvogëlohesh, a është një arsye për të mos bërë asgjë?