E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qetesi dhe dialog"

Grupimi Partise Socialiste Evropiane shpreh shqetesimin e thelle per pershkallezimin e tensionit gjate diteve te fundit ne Shqiperi, ku, ne perplasjet mes demonstruesve dhe oficereve te sigurise, shume njerez u plagosen dhe tre protestues humben jeten me 21 janar.
PES i shpreh ngushellimet familjeve te viktimave. Situata sociale ne vend eshte karakterizuar nga tensioni dhe dhuna ne rritje. Kuvendi i Shqiperise miratoi nje rezolute. Kjo rezolute, qe u mbeshtet nga partite e koalicionit qeverises, eshte e papranueshme pasi ne te demonstratat qe u zhvilluan te premten e shkuar ne Tirane, konsiderohen si nje "rrethim" i paligjshem i Selise se Kryeministrise dhe si nje perpjekje per "grusht shteti" nga ana e liderit te Partise Socialiste.
Partia e Socialisteve Europiane denon reagimin nga ana e qeverise dhe ben thirrje per nje hetim qe do te nxjerre se kush eshte pergjegjes per vdekjen e tre protestuesve.
PES ben thirrje per uljen e tensionit ne vend ne menyre qe te vendoset dialogu paqesor. Gjithashtu, PES u ben thirrje te gjithe forcave politike, forcave qeveritare dhe Partise Socialiste qe te mos e perkeqesojne situaten aktuale te pastabilizuar. Eshte urgjente qe tensioni social te trajtohet ne menyre te qete, te arsyeshme dhe konstruktive, gje qe eshte thelbesore per te rivendosur funksionimin normal te institucioneve politike.
EPP duhet t'i beje thirrje Kryetarit Berisha qe te ndaloje politikat e tij te papergjegjshme, sic eshte ushtrimi i presionit ndaj Prokurores se Pergjithshme qe te terheqe akuzat per ata qe jane pergjegjes per vrasjet.
Kryetari i Task Forces se PES-it per Zgjerimin e Ballkanit Perendimor dhe Anetar i Parlamentit Europian, Kristian Vigenin, tha: "Shqiperia duhet te kaperceje situaten aktuale dhe te vazhdoje te punoje per anetaresimin e ardhshem ne Bashkimin Europian. Ne kete kontekst kaq dramatik, i bej thirrje Komisionit Europian qe te marre nje qendrim te qarte dhe te beje te qarte se vendi nuk do te shenoje perparime drejt anetaresimit ne BE nese nuk do te vendoset dialogu dhe nuk do te gjendet zgjidhja afatgjate per te zgjidhur krizen politike".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›