E Shtunë, 31 Tetor 2026

MARK MARKU: Rama foli ne anglisht para shqiptareve

Deputeti demokrat Mark Marku, e quan absurd fjalimin ne anglisht sot te kryesocialistit gjate konferences per shtyp. "Fjalimi i Rames ne anglisht ishte nje gje absurde dhe paradoksale, pasi ai para tij kishte vetem dy gazetare italiane dhe gazetare shqiptare. Dukej me shume si nje fjalim per nderkombetaret, sesa ata qe kishte perballe dhe shqiptaret".
Ky ka qene pohimi i deputetit demokrat, gjate nje interviste, duke komentuar konferencen qe kreu socialist mbajti pas manifestimit homazh te mesdites se djeshme. Sipas tij, opozita pervecse ne rruge sic po e nxjerr kreu i saj Edi Rama, ka vend per ta zhvilluar betejen e saj te ligjshme ne parlament, ku ajo ka nje numer te konsiderueshem votash.
"Nuk mund te vendoset dialog me nje force qe perjashton veten", tha me pas ai, duke iu drejtuar metodave qe ka perdorur deri tani opozita.
E duke permendur pretendimin e vazhdueshem te opozites per zgjedhjet e 28 qershorit, ai tha se ato ne fakt ishin zgjedhje qe i njohur gjithe bota.
"E perse duhet te nderhyje komuniteti nderkombetar? Qe te bejme realitet endrrat e Partise Socialiste? Ajo ka si enderr zgjedhjet e parakohshme", tha me pas Marku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›