"21 janari, si tentative per nje grusht shteti"
Deputeti i PD-se, Fatos Hoxha ka komentuar dje demonstraten e zhvilluar me 21 janar. Si nje personalitet me eksperience ushtarake dhe si anetari i Komisionit Hetimor te ngjarjeve te 21 janarit, ka pohuar se gjithcka qe ndodhi flet per nje grusht shteti.
Deputeti Hoxha tha se u abuzua dhe me fjalen demonstrate, pasi demonstrate nuk do te thote te sulmosh institucionet e shtetit. Hoxha tha se ndonese tashme grushti i shtetit mund te thuhet se ka mbaruar, ka ende nuanca te tij, pra jemi ende ne kontekstin e nje grushti shteti. Hoxha tha se qeveria nuk do te pengoje hetimin, por Prokuroria dyshohet si element i grushtit te shtetit. Ai tha se Prokuroria ka vepruar gabim me urdher arrestet e gardisteve. Ai tha se 21 janari tregoi se SHISH ishte jashte funksionit. Deputeti demokrat theksoi se mazhoranca ka pergjegjesise mbajtjen ne kembe te institucioneve te shtetit, mazhoranca ka qene partizane e ligjit. I pyetur nese qytetaret shqiptare duhet te tremben, Hoxha iu referua thirrjes se ambasades se SHBA-se per qetesi dhe kujdes ndaj dhe vete qytetaret duhet te kene kujdes. Hoxha tha se ndonese opozita tha se tubimi do te jete paqesor, ende asgje nuk i dihet. Por ai siguroi se policia do te garantojne institucionet. Po ashtu ai tha se asnje socialist dhe asnje qytetar s'duhet t'i besoje Edi Rames.
Ai tha se institucionet do te mbrohen, dhe kjo per rrjedhoje sjell edhe mbrojtje te jetes se qytetarit dhe gjithe vendit. Deputeti Hoxha tha se po punohet per zbardhjen e kesaj ngjarje dhe se do te thirrjen ne komision per tu pyetur deri tek drejtuesit me te larte te institucioneve, duke nisur nga Presidenca, Prokuroria, SHISH, policia e Shtetit, policia bashkiake e Tiranes dhe rretheve.