Qetesi ne tregun financiar Nga Ardian Fullani , Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ekonomia boterore eshte karakterizuar nga rritja e aktivitetit ekonomik gjate muajve te pare te vitit 2010, e nxitur nga gjallerimi i kerkeses se vendeve ne zhvillim, politikat stimuluese te ndjekura nga vendet e zhvilluara dhe rritja e tregtise nderkombetare. Projeksionet per te ardhmen sugjerojne vazhdimesine e rikuperimit ne pjesen me te madhe te ekonomive. Megjithate, papunesia mbetet ne nivele te larta, duke reflektuar besimin e ulet te bizneseve ne te ardhmen dhe investimet e pakta te tyre per zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Presionet inflacioniste, megjithese te uleta, kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate vitit 2010, si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses ne nivel boteror. Tregjet financiare kane shfaqur luhatshmeri te shtuar, ne pergjigje te shqetesimeve te aktoreve kryesore te tregut lidhur me problemet e borxhit publik te disa prej vendeve te Eurozones. Nevoja per konsolidim buxhetor ne pjesen me te madhe te ketyre vendeve si pasoje e perkeqesimit te treguesve fiskale pritet te kushtezoje ne nje mase te madhe zhvillimet ekonomike ne te ardhmen. Takimi i fundit i G20, i cili perfaqeson nje nga forumet me te larta boterore per diskutimin e politikave ekonomike, doli me nje mesazh te qarte per nevojen e konsolidimit fiskal dhe fillimin e perpjekjeve te menjehershme per kontrollin e borxhit publik. Duke iu kthyer ekonomise vendase, te dhenat e disponueshme gjate muajit te fundit tregojne per nje zhvillim te ngadalte te ekonomise gjate kater muajve te pare te vitit 2010. Ecuria e dobet e komponenteve te kerkeses se brendshme eshte kompensuar nga nje kontribut me i larte i kerkeses se jashtme, si rrjedhoje e rritjes se konsiderueshme te eksporteve. Gjithsesi, ne perputhje me parashikimet tona, Banka e Shqiperise konstaton se aktiviteti ekonomik ka shenuar nje permiresim gradual gjate kesaj periudhe, trajektore te cilen ai pritet ta ruaje edhe ne gjysmen e dyte te vitit. Inflacioni ka ardhur ne renie, nen ndikimin e presioneve te uleta inflacioniste te prodhuara nga ambienti i brendshem ekonomik. Tregjet financiare paraqiten te stabilizuara, te karakterizuara nga nje ecuri renese e normave te interesit, nje situate e permiresuar e likuiditetit ne sistemin bankar dhe nje ecuri me e qete e kursit te kembimit. Ecuria e shpenzimeve konsumatore gjate gjysmes se pare te vitit ka vijuar te ndikohet nga burime te kufizuara te financimit dhe nivele te uleta te besimit te konsumatoreve. Tregues te terthorte, si: rritja e ulet e shitjeve me pakice; renia e remitancave dhe e kredise per konsum; si dhe, ngadalesimi i treguesve te punesimit, deshmojne per nje ecuri te ngadalte te konsumi privat gjate muajve te pare te vitit. Kontributi i investimeve private ne rritjen ekonomike vleresohet te jete negativ. Niveli i ulet historik i shfrytezimit te kapaciteteve te lira ne ekonomi, shkalla e ulet e treguesve te besimit te bizneseve, tkurrja e importit te mallrave te ndermjetem dhe kapitale dhe ngadalesimi i kredise, sugjerojne se niveli i investimeve ka qene i ulet ne kete periudhe.
Nga ana tjeter, rikuperimi i lehte i kredise per qellime investimi dhe rritja e importit te mallrave te ndermjetem ne muajt e pare te tremujorit te dyte te ketij viti, mund te sinjalizojne nje kthim te mundshem te ketij komponenti te kerkeses agregate gjate tremujorit te dyte te vitit. Sektori publik ka vijuar te ndjeke nje politike fiskale stimuluese gjate pesemujorit te pare te vitit 2010. Deficiti buxhetor per kete periudhe rezultoi 11.6 miliarde leke, i kushtezuar nga rritja vjetore me 4 per qind e te ardhurave buxhetore dhe tkurrja vjetore me 3 per qind e shpenzimeve publike. Duke ndjekur me vemendje ecurine aktuale dhe te pritshme ekonomike, si dhe duke vleresuar me shqetesim implikimet e saj per treguesit fiskale, Banka e Shqiperise gjykon se politika fiskale duhet te beje kujdes per kontrollin e nivelit te deficitit buxhetor dhe te borxhit publik. Mbajtja e deficitit buxhetor ne parametra te shendetshem do te rrite besimin ne qendrueshmerine afatgjate te borxhit publik, duke zvogeluar keshtu primet e rrezikut ne tregjet financiare. Gjithashtu, ulja e presionit ne tregjet e brendshme financiare do te ndihmoje ne kontrollin e normave afatgjata te interesit, duke lehtesuar aksesin e sektorit privat ne tregun e kredise. Ne kete kontekst, rishikimi i planifikuar i Buxhetit te Vitit 2010 duhet te bazohet ne nje plan realist te te ardhurave buxhetore, duke parashikuar njekohesisht masat e nevojshme korrektuese per pakesimin e shpenzimeve publike dhe kontrollin e nivelit te deficitit buxhetor. Eksportet neto kane rritur kontributin e tyre pozitiv ne kerkesen agregate gjate kater muajve te pare te vitit. Kjo ecuri eshte diktuar nga rritja vjetore prej 47 per qind e eksporteve gjate kesaj periudhe, nderkohe qe importet kane ruajtur nje nivel te krahasueshem me nje vit me pare. Keto zhvillime jane materializuar ne ngushtimin e metejshem te deficitit tregtar, i cili eshte tkurrur me rreth 14 per qind ne terma vjetore gjate kater muajve te pare te vitit. Pertej ndikimit pozitiv ne rritjen ekonomike, ky korrektim i nevojshem i ka sherbyer edhe stabilizimit te vleres se monedhes vendase. Tregtimi i lekut eshte shfaqur me i qendrueshem dhe me luhatshmeri me te ulet gjate kesaj periudhe. Zhvillimet ne zerat e tjere te bilancit te pagesave gjate tremujorit te pare te vitit tregojne per nje reduktim te ndjeshem te financimit te huaj. Remitancat vleresohen te jene tkurrur me 6.7 per qind gjate kesaj periudhe, duke financuar vetem 40.6 per qind te deficitit tregtar. Megjithese investimet e huaja direkte kane patur nje ecuri pozitive, duke regjistruar nje rritje vjetore prej rreth 26 per qind, suficiti i llogarise kapitale dhe financiare ka arritur te financoje vetem 41.2 per qind te deficitit korent. Ky suficit ishte rreth 63 per qind me i ulet ne krahasim me nje vit me pare. Qendrueshmeria afatgjate e pozicionit te jashtem te ekonomise sone mbetet nje dobesi, e cila meriton vemendje te vazhdueshme ne nivelin e hartimit dhe te zbatimit te politikave ekonomike. Ecuria e ngadalte e kerkeses se brendshme eshte reflektuar ne kerkese te ulet per mjete monetare. Oferta monetare shenoi nje rritje vjetore nominale prej 7.5 per qind ne muajin prill. Krijimi i parase ne ekonomi vijon te mbeshtetet kryesisht nga zgjerimi i mjeteve valutore neto te sistemit bankar. Nderkohe, kredia per sektorin privat ka shenuar ne muajin prill nje rritje vjetore prej 7 per qind. Te dhenat e kredise gjate dy muajve te fundit paraqesin nje dinamike pozitive, duke shfaqur norma me te larta rritjeje mujore te kredise dhe, ne vecanti, nje rritje me te shpejte te kredise per investime. Megjithate, kredia vazhdon te rritet me norma te uleta, ne reflektim te nje kerkese te moderuar per kredi nga agjentet ekonomike dhe te kushteve krahasimisht te shtrenguara te kreditimit te aplikuara nga sistemi bankar, si pasoje e kujdesit te shtuar te tij. Rritja e depozitave ka sjelle permiresimin e bilancit te sistemit bankar, te treguesve te likuiditetit dhe te kapitalizimit te tij. Ky zhvillim duhet te reflektohet ne nje rol me aktiv te ketij sistemi ne drejtim te kreditimit te ekonomise. Permiresimi i treguesve te likuiditetit ne sistem, huamarrja e kontrolluar e sektorit publik ne tregjet e brendshme financiare, ulja e primeve te rrezikut ne te dhe pritjet e ankoruara inflacioniste, kane kushtezuar renien e normave te interesit ne tregjet financiare. Gjithashtu, tregu financiar paraqitet me i qete dhe nivelet e tregtimit ne te jane rritur. Renia e normave te interesit te depozitave, kredive dhe letrave me vlere te qeverise ka vazhduar edhe gjate dy muajve te fundit, duke ndihmuar ne krijimin e kushteve me te pershtatshme per stimulimin e aktivitetit ekonomik. Banka e Shqiperise gjykon se ruajtja e kesaj tendence duhet te vijoje te mbeshtetet nga kontributi i te gjithe elementeve te permendura me siper. Zhvillimet ekonomike te kesaj periudhe kane prodhuar presione te uleta inflacioniste. Inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit rezultoi 3.1 per qind ne muajin maj, duke qene prane objektivit te Bankes se Shqiperise. Norma vjetore e inflacionit shfaqet ne renie per te tretin muaj radhazi, duke konfirmuar pritjet dhe parashikimet tona per ndikimin kalimtar te goditjeve te ofertes. Nga ana tjeter, presionet nga kahu i kerkeses se brendshme jane ne kahun renes. Kjo deshmohet edhe nga vlerat e uleta historike te inflacionit baze dhe te atij te cmimeve te mallrave te patregtueshme, perkatesisht 1.2 dhe 1.3 per qind. Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqiperise ka qene e kujdesshme. Duke patur ne vemendje respektimin e objektivit per inflacionin, Banka e Shqiperise ka vijuar te jete e pranishme ne treg duke ofruar likuiditetin e nevojshem per sistemin bankar.