Basha policeve: Ndaloni pergjakjen e rrugeve
Tirane-Ulja e menjehershme e numrit te aksidenteve rrugore, te verejtura keto sidomos gjate 3 muajve te sezonit veror, ka detyruar Ministrin e Brendshem Lulzim Basha te mbledhe ne nje takim drejtuesit e struktures se re te policise rrugore ne vend. Ai u ka kerkuar atyre nje permiresim te shpejte dhe radikal te treguesve te qarkullimit rrugor. “Objektivi eshte i qarte, tha Basha, reduktim i shpejte i fataliteteve ne inventarin rrugor anembane vendit. Ne fund te sezonit turistik pres qe krijimi dhe venia ne eficence e kesaj strukture dhe bashkepunimi i saj i ngushte me drejtoret e policise ne qarqe, te sjelle nje permiresim thelbesor, i cili natyrisht mund dhe do te matet vetem me krahasimin e statistikave te ketij viti me vitin e shkuar dhe vitet e tjera pararendese”. Ne takimin me drejtuesit e sapoemeruar te struktures se re te Policise Rrugore dhe drejtuesit e policise ne qarqe, Ministri Basha u shpreh se krijimi i Task Forcave te perhershme, pajisja me mjetet me te fundit te teknologjise, si dhe perzgjedhja e punonjesve me pervoje, kane si qellim te vetem permiresimin radikal te rezultateve ne qarkullimin rrugor dhe zbritjen e menjehershme te numrit te aksidenteve. “Struktura e re do te marre persiper ne cdo cep te territorit me vemendje te vecante ne arteriet kryesore rrugore, autostradat dhe superstradat e vendit, territorin e bashkive te medha e te mesme, nje vezhgim jashtezakonisht te hollesishem te situates, marrjen e te gjithe masave parandaluese brenda kompetencave ligjore te policise, si dhe identifikimin dhe venien para pergjegjesise me zero tolerance te cdo shkelesi sado minor apo madhor te ligjeve te vendit dhe ne vecanti te Kodit Rrugor”, theksoi Ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ministri u ka kerkuar drejtuesve te qarkullimit rrugor te luftojne korrupsionin. Duke qene se policet rrugore jane ne kontakt te vazhdueshem dhe te drejtperdrejte me qytetarin, Ministri Basha tha se evidentimi i ankesave te qytetareve do te jete ne qender te vemendjes se Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. “Transparenca, llogaridhenia, zbatimi i kodit te etikes dhe i standardeve profesionale, dhe toleranca zero ndaj abuzuesve me uniformen e Policise se Shtetit, jane qellim paresor i kesaj strukture te re”, deklaroi Basha. Ai u kerkoi drejtuesve te struktures se re te Policise Rrugore te bashkepunojne me organet e pushtetit qendror dhe vendor ne cdo qark, dhe ne kete kuader bashkepunimi do te filloje menjehere me zbatimin e planit te masave per ceshtjet e sigurise gjate sezonit turistik, i cili do te monitorohet dhe raportohet ne shtabet e ngritura ne nivel qarku nga Prefektet.