E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja Plaku Komisioni i Disiplines merr kohe

Plakun ne qofte se e le te lire KD e pret krahehapur Flamurtari. Komisioni i Disiplines do te jape verdiktin e tij pas dy ditesh

Dje skuadra e Tiranes mbylli diten e gjashte te fazes ne pergatitoren ne Kemer pa sulmuesin e saj Sebino Plaku. Drejtuesit e bardhebluve presin rikthimin e tij pavaresisht se ky i fundit e ka shprehur hapur deshiren per tu larguar drejt Flamurtarit.

Ceshtja Plaku

Plaku eshte kthyer ne nje ceshtje tashme jo vetem per bardheblute por edhe ne merkato dhe pritet vendimi i komisionit te disiplines per ti dhene zgjidhje nje here e mire te ardhmes se lojtarit nese do ta lere te Tirana apo do te largohet drejt Flamurtarit. Lojtari ne fjale priste dje nga Disiplina ne mbledhjen e radhes nje vendim ne lidhje me te ardhmen e tij. Por duket se zgjidhja do te vonoje edhe dy dite sepse vete ky komision ka komunikuar qe per kete ceshtje do te shprehet me date 13 janar.

Vendimi

Ne njoftimin e zakonshem qe FSHF-ja shperndan pas cdo mbledhjeje te Komisionit te Disiplines u duk qarte se organi ne fjale qe pritet te vendose fatet e Plakut po merr kohe. Per kerkesen ankimore te paraqitur nga lojtari Sebino Plaku Komisioni do te shprehet mbledhjen e ardhshme date 13.1.2011 pasi te kryeje verifikimin e akteve dhe pretendimeve te paraqitura nga palet ne seancen degjimore - njoftoi zyra e shtypit prane Federates Shqiptare te Futbollit.

Udhekryq

Keshtu ky vendim i marre nga Komisioni i Disiplines ka lene ne udhekryq si Sebino Plakun ashtu edhe klubin e Tiranes. Keto dite lojtari po stervitet ne Tirane nderkohe qe nga ana tjeter edhe klubi i Tiranes eshte ne nje situate mjaft te veshtire duke qene se ende nuk ka marre vesh nese ne pjesen e dyte te sezonit do te mbeshtetet tek nje sulmues si Plaku apo jo. Kjo situate jo shume e kendshme nuk eshte aspak e mire per te dyja palet. Ne rast se Plaku largohet Tirana eshte e detyruar qe te hidhen ne merkato per ti gjetur nje tjeter partner ne sulm Pejicit. Ne qofte se ndodh e kunderta drejtuesit bardheblu nuk do te mendojne per perforcime ne repartin e sulmit. Ne gjysmen e pare te sezonit duhet theksuar se sulmi i Tiranes ka qene vertet i frikshem me dyshen Plaku-Pejic. Ky i fundit me 12 golat e shenuar ne 16 javet e zhvilluara deri me tani kryeson edhe listen e golashenuesve me te mire te kampionatit tone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›