Lesi-LDK:"Parlamenti me 100 deputete"
Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi, propozoi diten e djeshme qe sistemi zgjedhor ne vend te kthehej ne nje mazhoritar te paster. Sipas Lesit, ky sistem do te ishte i pershtatshem per vendin, sepse deputetet do te zgjidhen nga votuesit dhe jo nga emrat qe percaktojne kryetaret e partive. Ne kuader te ketij propozimi, kreu i LDK-se, Nikolle Lesi, theksoi se ne vend duhet te ekzistonin vetem 100 zona zgjedhore dhe gjithsesi Parlamenti te kishte 100 deputete dhe jo 140 sic ka aktualisht. "Pakesimi i vendeve ne parlament nga 140 qe eshte aktualisht ne 100 vende, do te kursente dhjetera milione leke", arsyetoi Lesi, ne lidhje me pakesimin e numrit te deputeteve ne parlament. Nga ana tjeter, ai theksi se komisionet e votimit duhet te mos perbehen nga militante partiake te majte apo te djathte, por nga njerez qe kane nje lloj pavaresie, si gjyqtare, prokurore, mesues.