Ndoka-PDK:"Jo ndryshim te sistemit zgjedhor"
Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi dje se partite e vogla parlamentare jane te kercenuara nga pakti qe dy partite e medha ne vend kane bere per reformen zgjedhore. Ne kete kuader, demokristiani Ndoka theksoi se partia qe ai drejtonte do te ishte e gatshme te bashkepunonte me Levizjen Socialiste per Integrim per te mbrojtur veten dhe marreveshjet e fshehta mes PD-se dhe PS-se. "Jemi te hapur per bashkepunim me z. Meta ne lidhje me reformen zgjedhore", theksoi dje, gjate nje konference per shtyp, kreu i demokristianeve, Ndoka. Sipas tij, PDK ishte e qendrimit se sistemi zgjedhor ne vend nuk duhej te ndryshohej dhe per pasoje te vazhdonte te ishte nje perzierje e mazhoritarit me proporcionalin. Sipas Ndokes, PDK nuk eshte e gatshme te pranoje nje sistem proporcional te paster, duke theksuar se sistemi zgjedhor aktual eshte i duhuri.