Dedja:"Socialist deri ne fund te mandatit"
Deputeti Taulant Dedja nuk do te jete pjese e asnje grupi parlamentar, vec atij socialist. Nje fakt i tille u be dje publik nga vete Dedja, edhe pse, sikurse dihet, ai eshte nje nder deputetet e perjashtuar nga Grupi kuvendor socialist, pas votimit ne Kuvend pro Presidentit Bamir Topi. "Une jam votuar nga elektorati i majte dhe deri diten e fundit te kesaj legjislature mbetem deputet socialist, do apo nuk do minoritari Namik Dokle, i cili me 2002 ne bashkepunim me Berishen, shkarkoi Arben Rakipin dhe nuk njohu vendimin e Gjykates Kushtetuese", nenvizoi Dedja, gjate nje prononcimi per mediat. Ne kete menyre, edhe pse jashte shtetit dhe jashte zhvillimeve politike, Dedja ka sqaruar lidhur me pozicionin e tij si deputet i Kuvendit. "Deklaroj serish qe kurre nuk do te behem pjese e trafikut te deputeteve ne Kuvend dhe mbyllja e kesaj legjislature do te shenoje dhe largimin tim perfundimtar nga politika. Ndryshe nga Doklet dhe Rucet me shoke, une nuk e njoh servilizmin dhe di te bej edhe pune te tjera ne jete", u shpreh Dedja lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe dje, nje nga ish-deputetet socialiste, Durim Lamaj, u shpreh ne mbeshtetje te levizjes me te re politike te iniciuar nga LSI, koalicionin "E majta per Integrim". O.XH