Kushtetuesja, biznesi kerkon shfuqizimin e "gjobave"
Shtate shoqatat me te medha te biznesit kerkuan dje nga Gjykata Kushtetuese qe te shfuqizoje si antikushtetues nenin 43 te ligjit per "Procedurat Tatimore" te qeverise, pasi cenon te drejten e prones. Perfaqesuesi juridik i biznesit, Krenar Loloci, kerkoi ne seancen e djeshme te Gjykates qe te mos lejoje detyrimin e padrejte qe u eshte vene bizneseve per te parapaguar ne masen 15% nje gjobe te vene, pa pasur mundesi te ankohen, duke kerkuar heqjen e nenit 43 te ketij ligji. "Nje mase e tille i heq te drejten biznesit per t'u ankuar ndaj nje gjobe te vene nga administrata tatimore. E drejte kjo qe biznesit i njihet nga Kushtetuta. Ky eshte cenim i prones, ndaj duhet te shfuqizohet si mase antikushtetuese", mbrojti Loloci. Sipas tij, ligji i qeverise, i ashtuquajtur si "ligji i gjobave", cenon te drejten e pronesise e nuk mund te lejohet. Por, perfaqesuesit e ekzekutivit argumentuan se qellimi i ketij neni te ligjit, qe detyron bizneset te parapaguajne 15% te gjobes, eshte te mbroje interesat e publikut, si dhe te mbledhe te ardhurat ne buxhet. Duke shtuar se eshte plotesisht kushtetues. Ligji per procedurat tatimore, i ashtuquajtur i gjobave, ka hyre ne fuqi qe ne korrik te vitit te kaluar. Ai detyron bizneset qe te paguajne parapagim ne masen 15% te gjobes, ne rast penalizimi nga administrata tatimore, para se gjykata te shprehet me nje vendim te formes se prere, nese gjoba eshte e drejte apo jo. Ligji i votuar nga mazhoranca fillimisht nuk gjeti mbeshtetjen e ish-presidentit Alfred Moisiu, i cili ja ktheu Kuvendit per rishikim. Por per te dyten here, mazhoranca e votoi me 72 vota pro, pavaresisht kundershtimit te opozites dhe biznesit. Nga ky votim shoqatat e biznesit e ankimuan ne Kushtetuese. Gjykata, pasi degjoi dje pretendimet e paleve, pritet te dale se shpejti me nje vendim.
R.R.