Vasili-LSI:"Rama pranoi paktin me Berishen"
"Kreu i PS-se konfirmoi ate te vertete te madhe qe denoncoi LSI dhe shume parti te tjera parlamentare, se lidershipet PD-PS prej kohesh po punojne ne menyre te fshehte per te realizuar nje komplot te ri ndaj zgjedhjeve ne Shqiperi". Kjo ka qene deklarata e ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim, menjehere pas thirrjes per bashkepunim te bere nga kryetari i PS-se. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, ndalur ne kete moment, vleresoi se "ky mentalitet nuk eshte i ri, por nje qendrim prej 17 vjetesh i ketyre dy forcave te vjetra per t'u imponuar shqiptareve nje regjim dypartiak te ndertuar mbi monopolet politike, ekonomike dhe mediatike, si dhe per te uzurpuar institucionet". Sipas tij, LSI do te vazhdoje luften e saj pa asnje kompromis per reformen zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.