E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Rama, i tmerruar nga imuniteti

Në një deklaratë për shtyp, zëdhësia e Kryeministrit Sali Berisha, deklaroi para mediave se “Edi Rama, pasi bllokoi më 6 gusht heqjen e imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, i tmerruar nga referendumi popullor për heqjen e imunitetit, sot bëri përpjekjen e radhës për të mashtruar shqiptarët mbi pasojat e aktit të tij të papërgjegjshëm”.

“Përsëri ai sot deklaroi se nuk është kundër heqjes së imunitetit, por nuk e voton atë, sepse, sipas tij, heqja e imunitetit nuk paskërka lidhje me luftën kundër korrupsionit, madje zoti Rama deklaroi se referendum popullor, pra verdikti i qytetarëve për heqjen e tij dhe zhbllokimin e statusit të vendit kandidat, është “një lojë pa top e Sali Berishës”, thuhet në deklaratë.

Lidhur me këto deklarata, zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli, theksoi se kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës, është ëndrra e tij e keqe, që s’do realizohet kurrë ndonjëherë.

Ajo tha se për një votim konsensual për heqjen e imunitetit zotit Rama ju bënë të gjitha lëshimet dhe fatkeqësisht më datë 6 gusht ai bllokoi votimin e draftit të PS, ndaj dhe sot zgjidhja e vetme është referendumi popullor.

“Në rast se zoti Rama është penduar për bllokimin që i bëri më 6 gusht votimit të heqjes së imunitetit dhe statusit të vendit kandidat, le të mos i pengojë deputetët e tij për të firmosur kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit”, tha zëdhënësja e kryeministrit.

Më tej ajo shtoi se pretendimi i zotit Rama se bllokimi i heqjes se imunitetit nuk është pengesë për luftën kundër korrupsionit është qesharak dhe fund e krye një mashtrim.

“Ai përdor këtë argument, sepse për të është fatale pyetja e qytetarëve të thjeshtë socialistë, por edhe e atyre pa parti. Çfarë e detyron këtë opozitë të mbrojë imunitetin e qeveritarëve dhe zyrtarëve në pushtet? E vërteta është se ai mbron me imunitet pasuritë e paligjshme të klubit miliarder të Partisë Socialiste”, tha Mëhilli.

Gjithashtu, zëdhënësja foli edhe për 21 janarin për të cilën theksoi “i tronditur nga vendosmëria për hetimin e 21 janarit, zoti Rama mori përsipër të bëjë Ramën tjetër”.

“Me këtë rast i rikujtojmë se shamia e përplasur në fytyrën e tij nga familjarët e njërit prej viktimave do ta ndjekë atë si dëshmi dhe akt akuzë në tërë jetën e tij. Hetimi i 21 janarit në të tëra aspektet e tij është detyrë e dorës së parë e institucioneve të shtetit ligjor duan apo s’duan Rama apo 'topi' që i ka mbetur në portën e tij”, u shpreh Kryeministria./Start/

                                                                                             2012-08-26 15:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›