E rëndë situata nga zjarret në Kukës

Shqipëria nuk ka mjete ajrore për të shuar flakët e zjarreve, ndërsa së fundi u mor një avion nga Turqia, i cili ka nisur punën dje në terren për të shuar flakët në zonën e Lurës. Deri më tani ka kryer 24 operacione në Lurë dhe në Priskë të Tiranës, ndërsa sot do të vijojë operacionet bazuar në planin operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.
E rëndë situata paraqitet në zonat e Kukësit, ku temperaturat e larta po ndihmojnë zjarret të përhapen me shpejtësi. Në shumë male, është e pamundur ndërhyrja nga toka. Prefekti i qarkut të Kukësit, Elez Maci bëri të ditur se situata e zjarreve në qarkun e Kukësit është mjaftë e rëndë dhe aktualisht sipas tij, janë nën pushtetin e zjarrit masive të mëdha në rrethin e Kukësit dhe Tropojës. Prefekti i qarkut verilindor i ka bërë thirrje njësive vendore dhe banorëve të zonave të prekura nga vatrat e zjarrit, të ndërhyjnë sa më shpejtë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e tjera për minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga dalja e flakëve jashtë kontrollit.
Në qarkun e Kukësit, aktualisht janë disa vatra zjarri, nga të cilat ato të zonës së Surrojit dhe qafës së Kombit janë jashtë kontrollit, ndërkohë që situata ka ardhur duke u përkeqësuar në masivet pyjore të rrethit të Tropojës.Krahas zjarreve në Dobrenj dhe në bjeshkët e Cukalit, vatra zjarri janë shfaqur edhe në zonën e Valbonës dhe atë të Lekbibajt, ku situata sa vjen e përkeqësohet.
Zjarret që kanë përfshirë masivet pyjore të zonës verilindore kanë hyrë në muajin e tretë dhe deri tani, flakët e zjarrit kanë shkrumbuar më shumë se 230 ha pyje, ndonëse inventari i saktë i dëmeve të shkaktuara nuk është bërë. Ndërhyrja për shuarjen e zjarreve vështirësohet për shkak se një pjesë e tyre janë shfaqur në lartësinë e mbi 1500 metrave mbi nivelin e detit dhe larg qendrave të banuara, ku edhe mungojnë rrugët. /Start/
2012-08-27 09:45