E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën i nxehti afrikan

 Sipas shërbimit Meteoalb, do të ketë rënie të temperaturave me 3 deri në 4 gradë në të gjithë vendin. Gjithashtu, parashikohet të ketë edhe reshje shiu në shumë zona të vendit.

“Duke filluar që nga dita e sotme temperaturat do të kenë rënie me tre gratë. Kjo javë do të jetë më e freskët se java e shkuar. Rënia me e ndjeshme e temperaturave pritet të bien në fundjavë. Do të ketë edhe reshje shiu me intensitet të përkohshëm”, thotë Lajda Porja.

Sipas saj, në zonat malore temperaturat më të larta do të jenë deri në 29 gradë, ndërsa në zonat e ulëta temperaturat më të larta do të jenë deri në 33 gradë. “Muaji shtator do të jetë normal me temperatura tipike të shtatorit. Për sa i përket reshjeve, do të jenë të pranishme”, shtoi ai, teksa theksoi se duke nisur nga data 1 shtator do të ndihet ardhja e vjeshtës. /Start/

                                                                                             2012-08-27 09:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›