Qeveria 1 mln lekë policëve të operacionit “Anti-Dajti”
Sipas projektvendimit, paratë do t'u shpërndahen efektivëve të cilët morën pjesë për kapjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në listë, dhe katër viktimat e masakrës së Durrësit.
TIRANE-Qeveria vendosi të shpërblejë me një milion lekë efektivët e skuadrës operacionale speciale, ku katër prej tyre humbën jetën 12 ditë më parë në Durrës, pasi u qëlluan për vdekje nga i shumëkërkuari Dritan Dajti. Sipas projektvendimit, paratë do t'u shpërndahen efektivëve të cilët morën pjesë për kapjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë pikërisht për operacionin e organizuar për kapjen e njeriut më të kërkuar në Shqipëri, Dritan Dajti. Në projektvendim thuhet se për kryerjen e detyrave të parashikuara në planin operacional, morën pjesë 16 punonjës policie të forcës së posaçme. Në mbledhjen e qeverisë u vlerësua puna e shkëlqyer e katër efektivëve që ranë në krye të detyrës; Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, familjet e të cilëve do të përfitojnë shumën prej 1 milion lekësh. Po ashtu u theksua fakti se banda kriminale paraqiste rrezikshmëri të lartë dhe se situata u vlerësua në kohë, ku efektivët e policisë shkuan me shpejtësi për zbatimin e operacionit mjaft të rëndësishëm, ku për fat të keq, katër prej tyre humbën jetën. Ndaj, qeveria vendosi që të gjitha forcat që ishin pjesë e ndërhyrjes operacionale mjaft të rrezikshme, të shpërblehen për vetëmohimin dhe sakrificën e treguar. Kështu u vendos që Ministrisë së Brendshme në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t'i shtohet fondi prej 12 milionë lekësh për efektivët e policisë, lista e të cilëve do të përcaktohet nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
(s.g/BalkanWeb)