E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat e fatit, vijon bllokimi i makinerive pa licence

Vijon aksioni për bllokimin e makinerive elektronike të lojrave të fatit të pa licensuara. Ky aksion do të shtrihet në të gjithë vendin. Sot janë shkatërruar rreth 100 makineri që nuk plotësonin standardet. 

TIRANE- Vazhdon aksioni për bllokimin dhe shkatërrimin e makinerive elektronike të lojrave të fatit të pa licensuara. Njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit i ka shtrirë aksionet e veta në të gjithë vendin, kështu gjatë ditës së sotme inspektorët e kësaj njësie kanë shkatrëruar rreth 100 makineri elektronike të cilat gjatë kontrolleve të ushtruara nuk përmbushnin standartet që parashikon ligji.

Ndërkohë drejtori i njësisë mbikqyrëse të lojrave të fatit dhe basteve sportive Shkëlqim Hoxha tha se deri tani janë hequr nga përdorimi dhe shkatërruar rreth 400 makineri kompjuterike të padeklaruara. Ai theksoi se kontrollet e inspektorëve do të vijojnë deri në eleminimin e plotë të makinerive eletronike që nuk plotësojnë kriteret si dhe mbylljen e sallave të lojrave të fatit të palicensuara.

Hoxha sqaron se kontrollet kryhen me grafik, ndërsa operohet me katër grupe inspektorësh nga një që ishte një muaj më parë. Përsa i përket certifikimit të makinerive nga një numër i përgjithshëm prej 6000 të tillave vetëm tre mijë janë të certifikuara.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›