E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 31 milionë lekë për 200 kamera monitoruese në Tiranë

19-12-2010 / Gazeta 55

Gjithçka që ndodh në pikat me të nxehta të kryeqytetit, do jetë ekranet e sistemeve dixhitale të sallës operative të policisë

Këshilli i Ministrave miraton fondin prej 31 milionë lekë për projektin e vendosjes së kamerave vëzhguese për Policinë Kriminale në Tiranë. Vendimi parashikon të mbështesë projektin e Departamentit për rendin dhe sigurinë në krijimin e një sistemi dixhital të mbikëqyrjes me 200 kamera të rrugëve kryesore dhe zonave më problematike në kryeqytet.
Qeveria do mbështesë edhe projektin për 4 radarë të rinj për monitorimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aktualisht, në Tiranë ekzistojnë 5 kamera vëzhguese të Policisë Kriminale, por efikasiteti i tyre ka qene thuajse zero për ngjarjet e ndodhura në territoret që ato monitorojnë. Dy prej tyre janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dy në rrugën “Myslim Shyri” dhe njëra në zona të Tiranës së Re.
Me vendosjen e 200 kamerave në pika të ndryshme të rrugëve kryesore, pranë stacioneve të autobusëve, pranë shkollave apo në pika të tjera të nxehta pritet ta bëjnë më të sigurt kryeqytetin shqiptar, si dhe lehtësojnë punën e policisë për zbulimin e ngjarjeve kriminale. Në kushtet e masave kundër terrorizmit, Tirana mbetej i vetmi kryeqytet në Europë që nuk kishte sistem efikas të vëzhgimit nga kamerat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›