Aksident në aksin Kapshticë-Korçë, plagoset 20-vjeçarja.

Një aksident me pasojë plagosjen e një 20-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kapshticë-Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Korçës ku makina me të cilën udhëtonin dy të rinj ka përplasur një kalë i cili ka dalë papritur në rrugë.
Edhe pse frenimi nga ana e drejtuesit të automjetit ka qënë i menjëhrshëm ai nuk ka mundur të evitojë përplasjen e mjetit me kafshën.
Për pasojë janë plagosur 20-vjeçarja Rudina Teodori dhe i fejuari i saj të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 20-vjeçares është e rëndë.