Qeveria, 450 mije euro per fituesit ndaj shtetit ne Gjykaten Evropiane
Keshilli i Ministrave, vendosi te paguaje dje nente persona me vleren prej 450.000 euro, pasi ata fituan ndaj shtetit ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Per rrjedhoje, qeveria shqiptare, detyrohet tashme qe te kryeje pagesen se bashku me tatimin mbi te ardhurat, ndaj nente personave ne favor te te cileve u ekzekutuan vendimet e kesaj gjykate. "Vendosim, ekzekutimin e vendimit te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut, date 24.3.2009, per ceshtjen "Vrioni dhe te tjere, kunder Shqiperise", ne vleren 450 000 euro. Tatimi mbi te ardhurat, ne vleren 10 per qind te kesaj shume, paguhet nga shteti", miratoi qeveria. Autoriteti pergjegjes per ekzekutimin e ketij vendimi eshte Ministria e Financave dhe afati, brenda te cilit duhet kryer ky ekzekutim, eshte data 24 qershor 2009. Shuma prej 450 000 eurosh bashke me pagesen e tatimit mbi te ardhurat, ne vleren 10 per qind, do depozitohet ne njeren nga bankat e nivelit te dyte, ne emer te ankuesve, "Vrioni dhe te tjere". Kjo shume te konvertohet ne leke, sipas kursit te kembimit te bankes, ku eshte depozituar shuma, ne daten e celjes se kesaj llogarie. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, detyrimi financiar do te perballohet nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit. Ministria e Financave do te kryeje pagesen e tatimit mbi te ardhurat, ne masen 10 per qind te shumes se demshperblimit, per vendimet e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Gazeta boton te plote emrat e personave te cilet do te perfitojne, si dhe shumen perkatese qe ata do te marrin.
Tabele
Shteti shqiptar, do te duhet te paguaje 450.000 euro per nente persona, te cilet kane fituar ne apelimin e bere ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut, kunder tij. Vendimi per dhenien e parave, u miratua me shumice votash ne mbledhjen e fundit te qeverise.
Tabele
Qufaj kunder Shqiperise 6 883 440 leke
Beshiri kunder Shqiperise 1 581 300 leke
Bajrami kunder Shqiperise 307 100 leke
Gjonbocari kunder Shqiperise 603 680 leke
Rramadhi kunder Shqiperise 827 518 leke
Driza kunder Shqiperise 6 930 000 leke
Xheraj kunder Shqiperise 26 560 leke
Marini kunder Shqiperise 4 219 749 leke
Dybeku kunder Shqiperise 62 250 leke
Tabele
Shteti shqiptar, do te duhet te paguaje 450.000 euro per nente persona, te cilet kane fituar ne apelimin e bere ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut, kunder tij. Vendimi per dhenien e parave, u miratua me shumice votash ne mbledhjen e fundit te qeverise.
Tabele
Qufaj kunder Shqiperise 6 883 440 leke
Beshiri kunder Shqiperise 1 581 300 leke
Bajrami kunder Shqiperise 307 100 leke
Gjonbocari kunder Shqiperise 603 680 leke
Rramadhi kunder Shqiperise 827 518 leke
Driza kunder Shqiperise 6 930 000 leke
Xheraj kunder Shqiperise 26 560 leke
Marini kunder Shqiperise 4 219 749 leke
Dybeku kunder Shqiperise 62 250 leke