Qeveria 774 milione leke per rrugen Lezhe-Vau i Dejes
Kryeministri Berisha inauguroi dje rikonstruksionin e rruges Lezhe-Vau i Dejes. Sipas kreut te qeverise kjo rruge me gjatesi 334 kilometra dhe vlere 774 milione leke lidh ne menyre te re vitale dhe efikase qarqet Lezhe dhe Shkoder. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se nga kjo rruge do te perfitojne mbi 30 mije banore te 8 komunave e bashkive duke filluar nga qyteti i Lezhes deri ne Vaun e Dejes duke pershkruar territoret e komunave Kolsh Kallmet Blinisht Hajmel. Po keshtu nga rruga e rikonstruktuar pritet te perfitojne gjithashtu edhe komunat Ungrej dhe VigndashMnele. Gjate fjales se mbajtur perpara banoreve te zones se Lezhes kreu i qeverise premtoi se do te investohej ne cdo projekt per infrastrukturen e fshatrave dhe komunave te kesaj zone duke bere te mundur qe qytetaret e Lezhes dhe te zonave perreth te gezojne rruge te standardeve me te mira ujesjelles kanalizime shkolla qendra shendetesore njelloj si nje lagje qyteti apo kryeqyteti.