E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria "Berisha2" merr 74 vota "pro" në Kuvend

Pas paraqitjes së programit të ri nga kryeministri Berisha dhe diskutimit të ministrave dhe deputeteve kryetarja e kuvendit ka hedhur në votim programin dhe kabinetin e ri qeverisës. Duke ju bërë një trajnim të shpejte deputeteve të rinj të cilët nuk kanë ditur kë buton të shtypin për prezencën në sallë, Topalli ka bërë të ditur se në salla kanë qenë prezent 75 deputet. Pas leximit të dekreteve të presidentit për kabinetin e ri qeevrisë dhe pikës së dytë të rendit të ditës votimit të programit deputete kanë miratuar qeverien e re me 74 vota pro dhe 1 kudnër. Sërish vota kundër ka qenë ajo e kryetarit të PBDNJ-së Dule. Më pas kuvendi ka votuar ndarjen e deputetëve nëpër grupe parlamentare ku tek Komisioni i Ligjeve, do drejtohet nga Rusmajli, Komisioni i sigurisë nga Leonard Demi, komisioni i Mjedisit, nga Gjana, i mediat i është lënë opozitës po ashtu opozita do drejtojë dhe komisionin e integrimit, po keshtu komisioni i shëndetësisë, ekonominë do e drejtojë Edmond Spaho. Ndërsa komisioni i jashte do drejtohet nga Fatos Beja. Kuvendi do t keet tre nënkryetar Ardian Turku nga Pd, Nasip Naço nga LSi dhe nje i lihet PS. Gjithahstu kuvendi ka votuar edh nje akt normativ per dergimin e trupa ne Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›