"Qeveria" shtyn Këshillin Bashkiak
Këshilli Bashkiak edhe një herë ka shtyrë takimin e radhës. Kjo mbledhje do të ishte njëra nga më të rëndësishmet për sa i takon shqyrtimit të vendimeve e diskutimeve në sallë. Bëhet fjalë për diskutimin e planit rregullues të Tiranës. Por, disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak, pas zgjedhjeve janë rritur në detyrë dhe tashmë kanë statusin e deputetit. Për këtë e kanë pasur të pamundur të jenë të dypunësuar duke qenë edhe pjesë e Parlamentit edhe e këshillit bashkiak. Aq më shumë që dje këta deputetë të rinj kanë votuar kabinetin e ri qeveritar.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se mbledhja e radhës është vendosur të mbahet ditën e premte. Prej shumë kohësh plani urbanistik i kryeqytetit ka shkaktuar debate dhe akuza të forta mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës. Vendimet mbi planin urbanistik janë më të rëndësishme në listën e shqyrtimeve dhe diskutimeve të listës së vendimeve. Dita e premte do të mbledhë 55 anëtarët aktualë të Këshillit Bashkiak.