E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Ja cilët biznese kompensohen për kasat fiskale

SHKRUAN: Sabina Veizaj 10-03-2011 11:43

Bizneset, të cilat kanë blerë kasat fiskale te shoqëritë, të cilave u është hequr autorizimi, do të kompensohen vetëm në rast se i kanë blerë pajisjet deri në datën 26/07/2010, datë në të cilën i është hequr autorizimi shoqërive. Kjo parashikohet në ndryshimet që iu bënë vendimit të Këshillit të Ministrave “Për sistemin e taksave vendore”, sipas të cilit tatimpaguesi duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, dokumentacionin përkatës. Ndërsa përsa i përket tatimpaguesit, që ushtron veprimtari në ofrimin e shërbimit të taksisë, ai duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, brenda datës 31 mars 2011, formularin e rimbursimit të pagesës për taksimetrin, sipas formatit përkatës i cili parashikon kopjen e faturës së blerjes së taksimetrit, kopjen e kontratës me shoqërinë shitëse të taksimetrave (nëse disponohet), kopjen e njoftim - vlerësimit tatimor për vitin ushtrimor, të lëshuar nga zyra e taksave të bashkisë ose të komunës dhe

faturën e plumblosjes që vendoset nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›