E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni për Liri Ekonomike: Koha për amnisti fiskale është tani

Fondacioni për Liri Ekonomike (FLE) për herë të parë vitin që shkoi nëpërmjet një konference shkencore argumetoi nëpërmjet ekspertëve, pse duhet të aplikohej amnistia fiskale. “Koha për shpalljen e një amnistie fiskale është tani”, në këtë përfundim ka arritur debati i organizuar nga FLE, ku për herë të parë përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, qeverisë dhe opozitës kanë diskutuar mbi baza shkencore në lidhje që efektet që do të ketë aplikimi i një politikë të tillë dhe nevojën urgjente që ka ekonomia shqiptare për amnisti fiskale. Amnistia, ashtu siç tregojnë eksperienca të ndryshme në mbarë botën, ka tre dimensione: Amnisti për kapitalin, amnisti e detyrimeve tatimore të papaguara dhe falje të gjobave dhe interesave. Aplikimi ose alternimi i këtyre versioneve do t’i sillte ekonomisë vlera monetare, të cilat do të ishin një burim i ri për gjenerimin e rritjes ekonomike. Fondacioni për Liri Ekonomike ka dhënë shembujt më të mirë se, si mund të arrihet në amnisti duke sugjeruar edhe hapat që duhet të shoqërojnë procesin. Mirëpo që amnistia të gjejë zbatim praktik duhet konsensus i gjerë, çka kupton domosdoshmërinë e bashkëpunimit të opozitës, si në hartimin e bazës ligjore dhe gjithashtu në votimin në Kuvend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›