Qeveria: Kater vitet e ardhshme, gati furnizimi me uje te pijshem 24 ore
Qeveria eshte e vendosur qe ne kater vitet qe vijne, te garantoje plotesisht furnizimin 24 ore me uje per qytetaret shqiptare. Ky ishte premtim qe beri dje kryeministri Berisha, gjate pjesemarrjes ne hapjen e Konferences se 9-te Kombetare te Ujit dhe Kanalizimeve, qe po zhvillon punimet ne Tirane. Nga ana tjeter, kryeministri theksoi se qeveria do te merrte te gjitha masat per te siguruar edhe pastrimin e plote te bregdetit shqiptar, nga ndotja e ujerave te zeza. "Kater vitet qe vijne, jane vitet me ambicioze ne historine e ketij vendi, per garantimin e qytetareve shqiptare furnizim 24 ore me uje, jane vitet ne te cilat ne jemi zotuar te perfundojme mbi 14 impiante te kanalizimeve te ujerave te zeza, te cilat perfshijne te gjitha brigjet e deteve dhe liqeneve te vendit", deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit, qeveria ne keto vite ka vendosur te rindertoje dhe rrjetezoje sistemin e kanalizimeve, ne siperfaqen me te gjere te mundshme. Berisha theksoi se keto do te jene vitet e nje transformimi te madh te qendrimit ndaj ujit. "Ju garantoj se keto kater vite, financimet e qeverise do te shumefishohen ne te gjitha fushat, por nje filozofi e re do te zbatohet ne bashkepunim me institucionet serioze nderkombetare, si Banka Boterore dhe te tjera, filozofia e rajonalizimit te shoqerive te ujesjellesve", premtoi Berisha. Sipas tij, perpara kater viteve, vetem 70 per qind e vendit ishte e mbuluar nga sistemi i ujesjellesve dhe nga keto, ne zonat rurale vetem 45 per qind. Per te, tashme progresi eshte i ndjeshem dhe i prekshem, sepse vetem ne kater vitet e shkuara, u arrit qe sherbimet per ujin te gjithe vendin te rritem me 20-25 per qind, duke sjelle nje permiresim te ndjeshem.
Grup pune per vaditjen, gati sistemi modern e bashkekohor
Qeveria miratoi dje projektligjet per regjistrimin e pergjithshem te njesive ekonomike bujqesore dhe jo bujqesore, duke i hapur rruge sistemit te ketyre njesive ne te gjitha komunat e vendit. Po dje kryeministri Berisha, drejtoi mbledhjen e Grupit te Punes per Vaditjen, ku u diskutuan hapat e metejshem dhe menyrat me eficente ne hartimin e projekteve, per te vendosur sistemin me te mire dhe me bashkekohor te vaditjes ne vend. Ne kete mbledhje te zhvilluar ne Kryeministri, merrte pjese ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Genc Ruli dhe grupi i eksperteve dhe specialisteve te fushes. Gjate saj u diskutua mbi aspekte te ndryshme per krijimin e nje sistemi modern dhe bashkekohor te vaditjes, si nevojat per rehabilitimin e infrastruktures se ujitjes, nevoja per projekte te reja me financime te donatoreve, pergatitja e projekteve te zbatimit, administrimi i ujitjes, objektet kryesore dhe impakti i pritshem i investimeve te parashikuara per vitin 2010-te per ujitjen dhe kullimin. Po keshtu, u diskutua mbi zhvillimet e deritanishme ne problematiken e vaditjes ne vend, si dhe ne percaktimin e nje planveprimi kombetare, lidhur me kete fushe prioritare per qeverine shqiptare.