Berisha: "Lisbona", tani u hap rruga per ne BE
Fatjona Mejdini
Hyrja ne fuqi e traktatit te Lisbones i krijon shanse te medha Shqiperise, per te ecur me shpejtesi ne rrugen drejt integrimit, ne Bashkimin Evropian. Ky ishte qendrimi qe mbajti kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ne te cilen pershendeti edhe hyrjen ne fuqi te ketij dokumenti te rendesishem evropian. Pavaresisht se kryeministri theksoi se, ky Traktat nuk ka lidhje te drejtperdrejt me zgjerimin e BE-se, hyrja ne fuqi e tij ndikon ne vete stabilitetin e BE-se dhe hapjen e mundesive, per diskutimin e shume ceshtjeve te tjera pervec tij. "Traktati direkt nuk ka te beje me zgjerimin e BE. Por ne nje aspekt, ai ishte jetik per zgjerimin, kryesisht ne veshtiresite e miratimit te tij. E verteta eshte se disa vende nuk kane pasur deshire te trajtojne probleme te tjera pervec Traktatit, dhe kane hezituar te komplikojne me tej axhenden me zgjerimin, pa pasur nje situate te qarte mbi fatin e Traktatit te Lisbones", deklaroi Berisha ne mbledhjen e qeverise. Sipas kreut te ekzekutivit, nuk mund te mohohet se ekziston nje pershtypje jo pak e perhapur tek disa kombe anetare te BE-se se, procesi i zgjerimi po krijon telashe per vete keto vende. "Ndonese e verteta eshte se pasojat e zgjerimit kane qene thellesisht pozitive ne terma ekonomike dhe ne terma te tjera, por prape se prape, pershtypja, faktori psikologjik dhe disa faktore te tjere, nuk mund te thuhet se nuk ndikuar p.sh ne punesim, qe nuk kane pasur ndikim ne disa vende",-tha kryeministri. Ne kete kuader ai theksoi, se miratimi i Traktatit, u jep pergjigje te gjitha ketyre hezitimeve dhe se kjo eshte nje gje shume e madhe. "Miratimi i Traktatit, per te gjithe ato kombe qe aspirojne te anetaresohen ne BE dhe jane ne marredhenie kontraktuale me BE-ne, nder to kombi shqiptar, perben nje ngjarje madhore dhe shume te mirepritur, cka per ne do te thote nje proces i konsoliduar dhe i pakthyeshem drejt anetaresimit ne BE, por edhe nje pergjegjesi me e madhe nga ana jone per te qendruar ne lartesine e detyrave qe kerkon ky proces",-tha Berisha. Por nga ana tjeter ai tha se integrimi varej nga performanca e Shqiperise, ne kuader te kritereve te kerkuara nga vete BE-ja. "Performanca jone, mbetet percaktuese ne procesin e integrimit", theksoi Berisha. Sipas tij, Shqiperia pret te marre nje pergjigje pozitive se shpejti per sa i perket dorezimit te kerkeses se saj, per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Miratimin e kesaj kerkese, Berisha dje e cilesoi te lidhur me problemin e konstituimit te Parlamentit gjerman dhe theksoi se nga ana e saj, Shqiperia po pergatitej per marrjen ne dorezim te pyetesorit te KE-se. Perfundimi i procedurave per ratifikimin e ketij traktati, u pershendet dje edhe nga zv/kryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta. Sipas Metes, hyrja ne fuqi e Traktatit te Lisbones, shenon fillimin e nje epoke te re dinamike per te ardhmen e Bashkimit Evropian, duke rritur njekohesisht efikasitetin e Unionit dhe peshen e tij ne arenen nderkombetare.