E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Vizat, Shqiperia hapa para per kriteret

Shqiperia ka bere hapa perpara per sa i perket permbushjes se kritereve, per liberalizimin e vizave te qytetareve te saj. Ky ishte qendrimi qe mbajten dje raporteret e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, David Vilshire dhe Jaako Laakso gjate nje takimi me ministrin e Brendshem, Lulezim Basha. Sipas tyre, puna e bere deri tani nga Shqiperia per sa i perket vizave, mund te cilesohet si mjaft efektive dhe e suksesshme. Gjate ketij takimi, ministri Basha i informoi reporteret per te gjitha aspektet mbi te cilat po punohej ne permbushje te objektivit, per levizjen e lire. "Sistemi i aplikimit dhe shperndarjes se dokumenteve te identitetit, leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, eshte i sigurt, nga me modernet ne Evrope dhe njekohesisht ofron shpejtesine optimale te sherbimit ndaj qytetareve", deklaroi Basha. Sipas tij, megjithese procesi i leshimit te pasaportave biometrike nisi me 1 maj dhe pati nje nderprerje per shkak te angazhimit per pajisjen e qytetareve me leternjoftime elektronike per zgjedhjet e qershorit, deri tani numerohen 245 mije aplikime per pasaporta biometrike, 234 mije prej te cilave jane prodhuar. Kjo shifer sipas Ministrit te Brendshem, deshmon se Shqiperia ka ritmin me te larte te pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike ne rajon. Per sa i perket sigurise se kufijve, ministri deklaroi se tashme konsiderohet i permbyllur instalimi i sistemit TIMS, ne te 26 pikat e kalimit kufitar ne te gjithe vendin. Po keshtu Basha theksoi se Shqiperia, po vazhdon luften e saj me tolerance zero ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›