Shqiperi-Mali i Zi, tani levizje e lire e shtetasve
Qeveria miratoi dje nje marreveshje ne parim mes Shqiperise dhe Malit te Zi per levizjen e ndersjellet te shtetasve. Kjo marreveshje lidhet ne kuader te rregullimit te metejshem ligjor te levizjes se lire, mes dy vendeve fqinje. Po dje Keshilli i Ministrave i hapi rruge edhe miratimit per riparimin e shenjave kufizuese, piramidave, te cilat ndajne kufijve mes Shqiperise dhe Malit te Zi. "U vendos miratimi ne parim, i marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Malit te Zi, per riparimin, rindertimin dhe mirembajtjen e piramidave e te shenjave te tjera kufitare, ne kufirin shteteror shqiptaro-malazez", theksohet ne relacionin qe shoqeron kete vendim. Kjo baze e re ligjore e miratuar dje, pritet te rregulloje perfundimisht ceshtjen e levizjes se qytetareve dhe mallrave, mes dy vendeve. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha gjate nje takimi qe ka pasur me homologun e tij malazez, ka theksuar se te dyja vendet duhet te benin perpjekje te perbashketa, per te vene ne funksionim transportin e qytetareve dhe mallrave ne te dyjave vendet, permes lumit Buna.