Ina Rama: Dua një zëvendës
Kryeprokurorja Ina Rama,
gjatë një takimi të përbashkët
me Ministrin e
Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
si dhe me drejtuesit e prokurorive
të rretheve gjyqësore, i ka
kërkuar përfaqësuesit të qeverisë
të përfshijë në strukturën e prokurorisë
një zv/prokuror të Përgjithshëm.
Holta Zhiti, zëdhënëse
e akuzës qendrore, njoftoi dje se
në takim u diskutua në lidhje me
disa rekomandime të Ministrisë
së Drejtësisë në emër të Këshillit
të Ministrave për Prokurorinë.
Sipas saj, nga diskutimet doli në
pah se pozicioni aktual i organit
të akuzës, pra si një organ i pavarur,
është zgjidhja më e drejtë.
Prokurorja e Përgjithshme, Ina
Rama, theksoi edhe një herë
idenë për përfshirjen në strukturën
e Prokurorisë të një zëvendësprokurori
të përgjithshëm.
"Po ashtu u diskutua edhe në
lidhje me statusin e Prokurorit
të Përgjithshëm pas përfundimit
të mandatit në këtë post, kriter
ky që duhet plotësuar përmes
ligjit. Më tej, në takim u diskutua
edhe për strukturën e Këshillit të
Prokurorisë, i cili duhet të vazhdojë
të punojë jashtë ndikimit
të Prokurorit të Përgjithshëm, si
dhe për pozicionimin e policisë
gjyqësore. Në lidhje me këtë të
fundit, Prokurorja e Përgjithshme
dhe ministri i Brendshëm kanë
nxjerrë një urdhër të përbashkët,
por i nevojshëm mbetet ndryshimi
i ligjit përkatës, i cili do të rregullonte
më mirë pozicionimin
e qartë të policisë gjyqësore",
thuhej në njoftimin e akuzës
qendrore. Më tej sqarohet se në
takim u diskutua ndër të tjera
në lidhje me rekomandimet që
kanë të bëjnë me ndryshimet e
karakterit ligjor për reformimin
e prokurorisë dhe rishikimin e
pozicionit kushtetues të saj, në
kuadër të ideve që prokuroria
të ketë varësi më të madhe nga
ekzekutivi, i cili deri sot veç financimit
nuk ka asnjë të drejtë tjetër
ndaj këtij organi.
Problemet e prokurorisë
Nga ana e prokurorëve u kërkua
reagim më i saktë në lidhje
me çështje të tilla si dallimi mes
rasteve kur një çështje penale
duhet pushuar apo duhet vendosur
mosfillimi i procedimit
dhe anasjelltas. Në takimin me
ministrin e Drejtësisë, prokurorët
kërkuan që në rastet e dosjeve të
pezulluara për moszbulim autori,
të vazhdojnë hetimet dhe prokurorët
të kërkojnë më tepër llogari
ndaj policisë në mënyrë që dosje
të tilla të mos lihen në harresë,
gjë që çon në zbehjen e çështjes.
"Një ndër pikat mjaft të diskutuara
ishte dhënia e masës së arrestit me
burg, masë kjo e cila jepet në një
farë mënyre vend e pa vend, pra
edhe në raste kur një masë e tillë
e tejkalon cakun e ashpërsisë së
ligjit, duke sjellë ndoshta efekte të
ndryshme nga funksioni i tij, si një
mjet për të vënë drejtësi", thuhej në
njoftimin e akuzës qendrore. sipas
saj, në këtë drejtim u kërkua edhe
një herë më tepër vëmendje në
lidhje me respektimin e të drejtave
të dënuarve me burgim, si dhe i
rasteve të lirimit të të burgosurve,
kur vazhdimi i burgimit mund të
rrezikojë jetën e tij. Po ashtu u diskutua
edhe për rastet, kur palëve
të interesuara nuk iu komunikohen
vendimet e pushimit të një
çështjeje. Në kuadër të diskutimeve
për etikën dhe përpilimin e një
kodi etik për prokurorët, rëndësi iu
dha përveç luftimit të korrupsionit
edhe problemit të mosparaqitjes
pa arsye madhore të prokurorëve
në seancën gjyqësore, gjë që çon
në shtyrjen dhe zgjatjen pa nevojë
të procesit. Nga rekomandimet
e ministrit të Drejtësisë u kërkua
vëmendje për zgjatjen e afateve
hetimore, për të cilën prokurorët
shfaqen mendimin se duhen
bërë ndryshime në ligj me qëllim
përcaktimin e afatit hetimor në
varësi të natyrës së veprës penale,
e cila hetohet.
gjatë një takimi të përbashkët
me Ministrin e
Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
si dhe me drejtuesit e prokurorive
të rretheve gjyqësore, i ka
kërkuar përfaqësuesit të qeverisë
të përfshijë në strukturën e prokurorisë
një zv/prokuror të Përgjithshëm.
Holta Zhiti, zëdhënëse
e akuzës qendrore, njoftoi dje se
në takim u diskutua në lidhje me
disa rekomandime të Ministrisë
së Drejtësisë në emër të Këshillit
të Ministrave për Prokurorinë.
Sipas saj, nga diskutimet doli në
pah se pozicioni aktual i organit
të akuzës, pra si një organ i pavarur,
është zgjidhja më e drejtë.
Prokurorja e Përgjithshme, Ina
Rama, theksoi edhe një herë
idenë për përfshirjen në strukturën
e Prokurorisë të një zëvendësprokurori
të përgjithshëm.
"Po ashtu u diskutua edhe në
lidhje me statusin e Prokurorit
të Përgjithshëm pas përfundimit
të mandatit në këtë post, kriter
ky që duhet plotësuar përmes
ligjit. Më tej, në takim u diskutua
edhe për strukturën e Këshillit të
Prokurorisë, i cili duhet të vazhdojë
të punojë jashtë ndikimit
të Prokurorit të Përgjithshëm, si
dhe për pozicionimin e policisë
gjyqësore. Në lidhje me këtë të
fundit, Prokurorja e Përgjithshme
dhe ministri i Brendshëm kanë
nxjerrë një urdhër të përbashkët,
por i nevojshëm mbetet ndryshimi
i ligjit përkatës, i cili do të rregullonte
më mirë pozicionimin
e qartë të policisë gjyqësore",
thuhej në njoftimin e akuzës
qendrore. Më tej sqarohet se në
takim u diskutua ndër të tjera
në lidhje me rekomandimet që
kanë të bëjnë me ndryshimet e
karakterit ligjor për reformimin
e prokurorisë dhe rishikimin e
pozicionit kushtetues të saj, në
kuadër të ideve që prokuroria
të ketë varësi më të madhe nga
ekzekutivi, i cili deri sot veç financimit
nuk ka asnjë të drejtë tjetër
ndaj këtij organi.
Problemet e prokurorisë
Nga ana e prokurorëve u kërkua
reagim më i saktë në lidhje
me çështje të tilla si dallimi mes
rasteve kur një çështje penale
duhet pushuar apo duhet vendosur
mosfillimi i procedimit
dhe anasjelltas. Në takimin me
ministrin e Drejtësisë, prokurorët
kërkuan që në rastet e dosjeve të
pezulluara për moszbulim autori,
të vazhdojnë hetimet dhe prokurorët
të kërkojnë më tepër llogari
ndaj policisë në mënyrë që dosje
të tilla të mos lihen në harresë,
gjë që çon në zbehjen e çështjes.
"Një ndër pikat mjaft të diskutuara
ishte dhënia e masës së arrestit me
burg, masë kjo e cila jepet në një
farë mënyre vend e pa vend, pra
edhe në raste kur një masë e tillë
e tejkalon cakun e ashpërsisë së
ligjit, duke sjellë ndoshta efekte të
ndryshme nga funksioni i tij, si një
mjet për të vënë drejtësi", thuhej në
njoftimin e akuzës qendrore. sipas
saj, në këtë drejtim u kërkua edhe
një herë më tepër vëmendje në
lidhje me respektimin e të drejtave
të dënuarve me burgim, si dhe i
rasteve të lirimit të të burgosurve,
kur vazhdimi i burgimit mund të
rrezikojë jetën e tij. Po ashtu u diskutua
edhe për rastet, kur palëve
të interesuara nuk iu komunikohen
vendimet e pushimit të një
çështjeje. Në kuadër të diskutimeve
për etikën dhe përpilimin e një
kodi etik për prokurorët, rëndësi iu
dha përveç luftimit të korrupsionit
edhe problemit të mosparaqitjes
pa arsye madhore të prokurorëve
në seancën gjyqësore, gjë që çon
në shtyrjen dhe zgjatjen pa nevojë
të procesit. Nga rekomandimet
e ministrit të Drejtësisë u kërkua
vëmendje për zgjatjen e afateve
hetimore, për të cilën prokurorët
shfaqen mendimin se duhen
bërë ndryshime në ligj me qëllim
përcaktimin e afatit hetimor në
varësi të natyrës së veprës penale,
e cila hetohet.