E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq përdhunuesi i së bijës

Prokuroria mbyll hetimet për 58-vjeçarin
Ramadan Isufaj, i cili u arrestua për
përdhunimin e vajzës së tij përgjatë pesë
viteve. Dosja për të pandehurin është
dërguar në Gjykatën e Tiranës dhe Isufaj
akuzohet për marrëdhënie seksuale me të
mitur. Ndërkohë, burimet sqaruan se akuza
e marrëdhënieve seksuale në gjini është
rrëzuar për shkak se e bija është tërhequr
nga akuza me tentativën për ta lehtësuar
të atin. Hetuesit thanë se ka prova që fajësojnë
Ramadan Isufajn për përdhunimin e
së bijës që në moshën 13 vjeç deri 18 vjeç
dhe për këtë shkak ai akuzohet vetëm për
marrëdhënie me të mitura, ndërsa akuza
tjetër ajo e marrëdhënies në gjini është
rrezuar, pasi vetë viktima tashmë në moshë
madhore për shkak të infl uencës së
familjarëve ka deklaruar se kishte shkuar
me dëshirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›