Qeveria: Referendumi cenon sovranitetin shtetëror

"Ky akt ilegal i cili do të prodhojë një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për me tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmura dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia qe t’i jap fund akteve të tilla ilegale të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht. Aketet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë menyrë avancimit të agjendës euro-atlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë", thuhet ne deklaraten e Qeverise se Kosovës.