Hëm dështak, hëm krenar!

Dikush shkruan krejtësisht mbrapshtë historinë. Dikush shkruan gjëra të ndryshme për luftën. Dikush bën intervista në vazhdime me patriotë e komandantë - por askush deri me tani që ka shkruar libra për luftën e Kosovës nuk ka arritur që të prekë në emocione dhe të tregojë realitetin tonë të dhimbshëm gjatë këtyre viteve.
Mjafton që të dilni deri në tezgat e librave që gjenden para hotel Grand’it dhe do të kuptoni se Kosova me ato libra më shumë ka krijuar Mic Sokola sesa ka treguar për realitetin e atyre të cilët më të vërtetë kanë dhënë gjithçka që ajo të fitojë lirinë e saj. Ato libra kanë dështuar për të treguar vuajtjen tonë! Si rezultat ato kanë dështuar të tregojnë atë çfarë quhet rezultati më i dhimbshëm i luftës – dhimbja vetë!
Pas lajmit se Hollywood-i do të bëjë një film për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se filmi bazohet në një libër të një kirurgu slloven, që quhet Craig Jurisevic, që ka qenë pjesë e Batalionit Atlantiku, menjëherë disa qarqe artistike thanë se mjeku ka qenë në Australi dhe e ka pasur më të lehtë të shkruajë dhe se ata e kanë shumë të vështirë që të depërtojnë deri në Hollywood. Por, si informatë mund të klikoni në amazon.com, madje edhe mund të thirrni atje dhe të pyesni se sa miliona kopje i ka të shitura libri i Craig, “Blood in My Hands”. Kjo gjë hyn në politikat e producentëve të Hollywood’it të cilët i propozojnë regjisorëve filma, shumica e të cilëve bazohen në romane dhe “best-seller”.
Deri me sot ajo çfarë i ka munguar filmit të Kosovës është “përralla”. Pra ka munguar shkrimtari! Ka munguar ai që më anë të shkronjave mund t’i japë jetë një filmi, t’i japë jetë dramës shpirtërore, komedisë apo edhe tragjedisë sonë.
Në tre filmat në shirit 35 mm, të cilët janë krijuar pas luftës, ju nuk mund të derdhni asnjë pikë lot, sepse në të tre këta filma më shumë ironizohet lufta e jonë dhe përulet ushtari i UÇK-së, qytetari i thjesht, madje edhe shoqëria jonë si tërësi! Madje në disa raste është tentuar të kriminalizohet edhe KFOR-i!
Mjafton t’i shikoni ato me sy më kritik dhe do të kuptoni se ata filma synojnë më shumë që ta deformojnë imazhin e shoqërisë kosovare sesa të tregojnë realitetin tonë të brishtë, ashtu siç ka qene, nga viti 1999 e këndej. Në të parin, tradita e shqiptarit thotë se i çmenduri nuk lihet në rrugë, në të dytin përulet një grua e një dëshmori – që prapë s’është e vërtetë, sepse familjet e dëshmorëve megjithatë janë respektuar në Kosovë dhe vazhdojnë të respektohen - dhe i treti prapë është jashtë reales, sepse mund t’ia numëroj me qindra gra të dhunuara atij regjisori që ka krijuar këtë film, se sot ato vazhdojnë të jetojnë me burrat e tyre, dhe se ato nuk janë të braktisura.
Mund të mendohet se ndoshta ata, regjisorët tonë, nuk kanë pasur mundësi të konkurrojnë me tema të këtilla, sepse nuk kanë qenë të preferueshme për ndërkombëtarët!
Por, argumenti i tillështë i kotë. Mjafton t’i hedhim një sy Bosnjës dhe mund të shohim se nga viti 1996 deri në vitin 2006 Bosnja si shtet ka krijuar rreth 100 filma me temë luftën të cilët edhe janë shpërblyer, kanë marrë Oskarin, Ariun e Arte, Palmën e Artë, e plot shpërblime të tjera. Ndërkaq Hollywood’i ka krijuar po ashtu një seri filmash që kanë temë pikërisht luftën e Bosnjës. Edhe atje kishte dhe vazhdon të këtë ndërkombëtarë.
Thjesht, shkrimtari, regjisori dhe dramaturgu kosovar ka dështuar në trajtimin e temës për dhimbjen tonë, pas luftës së vitit 1999. Apo thjesht ata nuk kanë qenë të interesuar për të ndjekur së paku një gjykim të një seance të Miloshevic’it në Hagë dhe aty të dëgjojnë rrëfimin e një gruaje të dhunuar, të dëgjojnë rrëfimin e një burri i cili ka parë me sy të tij njerëz të gozhduar me gozhda në fyt e të lidhur me tela në gjemba, të varur nëpër shtyllat elektrike në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë!
Ndoshta filmat që trajtojnë tema të këtilla mund të presim më vonë. Por, atëherë temë e një filmi nuk do të duhej të ishte lufta, por problemet tona ekonomike që mund të na përcjellin deri në vitin 2020.
Komuniteti i jonë artistik duhet ta pranojë se ka dështuar dhe se thjesht nuk e ka transmetuar aspak emocionalisht luftën e Kosovës, qoftë edhe në letër.
Fatkeqësisht kjo po dëshmohet edhe në veprat e tyre, qoftë artistike apo edhe historike. Apo ndoshta thjesht regjisori kosovar është i arsimuar brenda kornizave të filmave patetikë të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe asaj në ish-Jugosllavi me të cilën kohë vazhdojnë ende të krenohen.
Por, ai sistem ka dështuar, bashkë me filmat e tyre.