Arratisja e Tafilit arrest ne burg per efektivat e Shen Kollit
Arrest me burg per 9 te pandehurit e akuzuar per arratisjen e Admir Tafilit. Seanca gjyqesore ne ngarkim te 9 te pandehurve per caktimin e mases se sigurise ka marre fund pas 9 oresh. Kryetarja e kesaj seance gjyqesore Irida Kacerja kishte vendosur qe te pandehurit te zhvillonin seancen te ndare nga njeri-tjetri megjithese pothuajse mbi te gjithe rendonte e njejta akuze shperdorim detyre. Nderkohe qe personi i vetem qe kishte edhe nje akuze te dyte krahas asaj te pares ishte doktori i burgut ndaj te cilit rendonte edhe akuza e dhenies ndihme te denuarit per tu larguar. Gjate kesaj seance gjyqesore prokurorja e kesaj ceshtje Manjola Trunguaj ne drejtim te toges se shoqerimit ka mbrojtur akuzen duke deklaruar se te pandehurit jane fajtore se me dashje se kane neglizhuar ne marrjen e masave te sigurise ndaj dy te burgosurve teksa po shkonin me leje ne shtepine e tyre me qellim qe te favorizonin Admir Tafilin per tu larguar. Nderkohe qe avokatet mbrojtes te 7 personave te toges se shoqerimit e kane kundershtuar nje deklarim te tille.
Arrest me burg u dha per shefin e policise se burgut Nazmi Demirxhi dhe mjekun e burgut Fatos Frangu ne lidhje me akuzat per shperdorim detyre dhe dhenie ndihme per arratisjen e te denuarit Admir Tafili. E njejta mase sigurie eshte e vlefshme per 7 prej efektiveve te burgut Sabah Selamani Gjon Lleshgega Alban Martinaj Gjok Marku Viktor Jaku Gazmir Coku dhe Gege Gjeci pasi njeri prej tyre Arben Lazri me detyre shofer i toges se shoqerimit i lene ne lire por me detyrim paraqitje ne gjykate.