Qeveria, asistencë ekonomike për pensionistët
Te gjitha kategorite qe perfitojne nga kjo asistence
Jonida Tashi
Perveç shperblimit prej 5 mije lekesh per festat e fundvitit, disa pensioniste do t’i gezohen edhe nje shperblimi tjeter shtese qe qeveria ka miratuar dje per ata. Qeveria ka vendosur qe te ndihmoje me asistence ekonomike te menjehershme prej 5 mije lekesh personat qe perfitojne pension. Por perfitues te kesaj asistence nuk do te jene te gjitha kategorite e pensionisteve. Qeveria ka miratuar, ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, kategorite qe do ta perfitojne kete ndihme. Nderkohe, kjo ndihme ekonomike do te jete e perhershme per te gjitha kategorite qe do ta perfitojne ate. Sipas vendimit te qeverise, perfitues te kesaj asistence do te jene personat qe marrin pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar sipas Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise”. Kategoria e dyte e perfituesve do te jene ish-anetaret e kooperativave. Me saktesisht, personat qe marrin pension, sipas Ligjit “Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore ne Republiken Popullore te Shqiperise”. Veteranet e Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare, qe trajtohen me shperblim mujor dhe qe kane statusin e veteranit te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar, jane kategoria e trete e perfituesve. Brenda kesaj kategorie perfshihen edhe personat qe marrin pension per merita te veçanta dhe personat qe marrin pension te posaçem shteteror, te cilet nuk perfitojne pension pleqerie, invaliditeti apo familjar. Kategoria e katert e perfituesve jane personat qe marrin nje trajtim te veçante financiar, te cilet kane punuar ne miniera, ne nentoke. Gjithashtu, ne kete kategori perfshihen edhe personat qe kane punuar ne disa ndermarrje te industrise ushtarake.
Efektet financiare
Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi perllogariten ne shumen 2 711 970 000 (dy miliarde e shtateqind e njembedhjete milione e nenteqind e shtatedhjete mije) leke, do te perballohen nga buxheti і shtetit. Kjo shume lekesh do te perdoret perkatesisht ne kete menyre. 2 683 370 000 (dy miliarde e gjashteqind e tetedhjete e tre milione e treqind e shtatedhjete mije) leke, do te perdoren per asistencen e menjehershme te pensionisteve. Ndersa 28 600 000 (njezet e tete milione e gjashteqind mije) leke, do te perdoren per mbulimin e komisioneve te sherbimit te pagesave dhe per shpenzimet administrative. Gjithashtu, qeveria ka vendosur qe Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne buxhetin e miratuar per vitin 2007, ne programin “Mbrojtja sociale”, t’і shtohet fondi 2 600 000 000 (dy miliarde e gjashteqind milione) leke, ndersa shuma 111 970 000 (njeqind e njembedhjete milione e nenteqind e shtatedhjete mije) leke te perballohet nga transferta e buxhetit te shtetit per sigurimet shoqerore. Procedurat per pagesen e asistences se menjehershme per pensionistet do te realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Posta Shqiptare. Per realizimin e ketij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrine e Financave, ministrite e linjes dhe te gjitha institucionet qendrore. Nderkohe qe vendimi do te hyje ne fuqi menjehere, pasi te botohet ne “Fletoren Zyrtare”.
Perfituesit
Personat qe marrin pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sipas Ligjeve nr.4171, date 13.9.1966, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise”, dhe nr.7703, date 11.5.1993, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar.
Personat, qe marrin pension, sipas Ligjit nr.4976, date 29.6.1972, “Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore ne Republiken Popullore te Shqiperise” dhe sipas paragrafit te katert, te nenit 96, te Ligjit nr.7703, date 11.5.1993, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar.
Veteranet e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare, qe trajtohen me shperblim mujor, sipas Ligjit nr.7874, date 17.11.1994, “Per statusin e veteranit te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar”, personat, qe marrin pension per merita te veçanta, sipas Ligjit nr.4171, date 13.9.1966, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise”, dhe personat qe marrin pension te posaçem shteteror, te cilet nuk perfitojne pension pleqerie, invaliditeti apo familjar.
Personat qe marrin trajtim te veçante financiar, sipas Ligjit nr.8685, date 22.6.2000, “Per nje trajtim te veçante te punonjesve, qe kane punuar ne miniera ne nentoke”, te ndryshuar, si dhe personat, qe perfitojne trajtim te veçante financiar, sipas Ligjit nr.9179, date 29.1.2004, “Per nje trajtim te veçante te punonjesve, qe kane punuar ne disa ndermarrje te industrise ushtarake”, te ndryshuar.
20 Dhjetor 2007