Qeveria, dekret për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

Në shtator nis aksioni
Gjithashtu kreu i qeverisë u bëri thirrje autoriteteve lokale që të ngrihen në lartësinë e duhur, sepse kanë shumë punë për të bërë në forcimin e disiplinës fiskale dhe mbrojtjen e brigjeve.
“Jam këtu për t’u çuar mesazh atyre që marrin përsipër për të rrënuar brigjet e vendit. Ju jap fjalën e nderit se në shtator, masa të rrepta kundër ndërtimeve pa leje. Të babëzitur që ndërtojnë në rërë. I prishni vetë se ato do të kenë vetëm një fat ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Mos shpenzoni para të nderuar zotërinj të babëzitur gjer në palcë, sepse me rënien e fluksit turistik, e gjithë forca e ligjit do të jetë mbi ndërtimet tuaja, dëshmie e një babëzie të shfrenuar. Do të paguani dhe për prishjen e tyre. Një dekret i veçantë do të përgatitet nga Ministria e Punëve Publike dhe Ministria e Drejtësisë për këtë”- premtoi kryeministri.