Qeveria dëmshpërblen me 1 mijë euro çdo familje të përmbytur në ShkodërNga TemaPartia Socialiste tha se dëmshpërblimi i familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës me vetëm një mijë euro nga ana e qeverisë, është një skandal. Deputeti Taulant Ball
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Qeveria dëmshpërblen me 1 mijë euro çdo familje të përmbytur në ShkodërNga TemaPartia Socialiste tha se dëmshpërblimi i familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës me vetëm një mijë euro nga ana e qeverisë, është një skandal.
Deputeti Taulant Balla tha se po ndodh e njëjta gjë siç ka ndodhur dhe me familjet e dëmtuara në Gërdec, apo me fatkeqët e prekur nga tërmeti në Dibër.
“Sali Berisha premtoi dëmshpërblimin qindarkë më qindarkë të çdo dëmi të bërë në banesa, elektroshtëpiake, mobilje, toka bujqësore, të mbjella, gjë të gjallë. Por, Sali Berisha gënjeu.
U deshën thuajse dy muaj investigim, grupe ekspertësh të ngritur nën një propagandë të ethshme qeveritare, për të arritur dje në një përfundim të thjeshtë: 4312 familjet e dëmtuara do të dëmshpërblehen me nga 1 mijë euro secila. Turp për Sali Berishën. Turp për Jozefina Topallin.
Nëse Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë vendosur të tallen me shkodranët, atëherë përmes këtij dëmshpërblimi qesharak mund t’ia dalin. Por, të mendosh se me 1 mijë euro një familje mund të riparojë dëmet e sjella nga një përmbytje e këtyre përmasave, kjo është e papërfytyrueshme,” tha Balla.
Sipas tij, kjo është një tjetër përmbytje që po u bën qeveria fatkeqëve të Shkodrës.