Bush dhe Blair, Clooney dhe Dalai Lama. Më të fuqishmit e botës sipas "Time"
100 personat më me influencë në botë? Për
të pestin vit radhazi, i ka renditur revista
amerikane "Time". Nuk bëhet fjalë për një
klasifikim, por për një zgjedhje në të cilën
personazhet janë ndarë sipas kategorive: liderë,
mendimtarë, artistë e shkencëtarë. Sipas "Time"
në listë bëjnë pjesë "100 burrat dhe gratë, ku
talenti apo shembulli moral i gjithsecilit po ndryshon
botën". Në listë shfaqet krenar Tony Blair,
por nuk ka asnjë gjurmë për pasardhësin e tij,
Gordon Brown. Rishfaqet sërish George Bush pas
mungesës në listën e vitit që shkoi. Ndërsa rekordin
për moshën më të re e mban 15-vjeçarja Miley
Cyrus, aktorja e filmit "Hannah Montana" e kthyer
në idhull për të gjitha vajzat amerikane, e që u
kërkoi ndjesë gjithë fansave të saj për fotot gjysmë
nudo të bëra për revistën "Vanity Fair". Për t‘u
habitur është se në zgjedhjen e "Time" mungojnë
vërtet personazhe për të cilat është folur shumë
dhe është menduar se do të ishin ndër të parët
në listë. Për shembull, mes shkrimtarëve shfaqet
autori i "Gjuetari i balonave", Khaled Hosseini, por
mungon fituesja e "Nobel"-it, Nadine Gordimer.
E "përjashtuar", por në shoqëri të mirë, meqenëse
edhe fituesi i çmimit "Nobel për Paqen", Al Gore,
mungon në hit-paradën e 100 personazheve. Mes
futbollistëve më të mirë është Kaka, megjithatë
topi i artë në klasifikim, nuk është i vetëm. Ndër
atletët më të "fuqishëm" spikat edhe Oscar Pistorius,
një afrikanojugor që dëshiron të vrapojë në
Olimpiadën e Pekinit me dy proteza metalike në
vend të këmbëve që i mungojnë. Ajo që bie në sy
në zgjedhjen e bërë nga revista amerikane është
se në listën e 100 personazheve më me influencë
të planetit si personaliteti i vetëm italian shfaqet
vetëm Sonia Gandi.
Kriteret
Sipas "Time" në listë bëjnë pjesë "100 burra
dhe gra, ku talenti apo shembulli moral i gjithsecilit
po ndryshon botën". Por zgjedhja është ndarë
në 5 nënseksione ku bëjnë pjesë; liderë dhe revolucionarë,
sipërmarrës, artisë dhe personazhe
spektaklesh, shkencëtarë dhe mendimtarë dhe
heronj e ikona.
Kush është dhe kush mungon
Duke parë renditjen bie në sy se mes futbollistëve
të famshëm shfaqet vetëm kaka, nga gjashtë
personazhe sportive të cituar mes të cilëve atleti
Oscar Pistorius, çiklisti Lance Armostrong, madje
edhe tenisti e Andre Agassi, që është tërhequr
nga tenisi tre vjet më parë. Mes muzikantëve
krenarë shfaqen Radiohead, Peter Gabriel, Mariah
Carey, Bruce Springsteen, por mungojnë
Paul Mccartney dhe Rolling Stones. Në kinema
për t‘u shënuar, Mia Farrow (për angazhimin e
saj në mbrojtje të fëmijëve të Darfurit jo për interpretimet
në filma të ndryshëm (i "zakonshmi"
George Clooney, çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie,
vëllezërit Coen, madje dhe Robert Downey, sërish
më majë pas pesë vjet problemesh em varësinë
ndaj drogës. Nuk lexohen askund emrat e regjisorëve
të mëdhenj amerikanë Steven Spielberg
dhe Martin Scorsese.
Liderët
Mes atyre të cituar, janë si zakonisht, kinezi
Hu Jintao, ish-presidenti rus, Vladimir Putin, i
paparashikueshmi, boliviani Evo Morales, dhe
guvernatori i "FED", Ben Bernanake. Mes të
"dëshpëruarve", shumë emra të njohur të politikës
evropiane si Presidenti më i ri francez, Nicolas
Sarcozy, që pas martesës dhe historisë me Karla
Brunin duket se ka humbur shumë pikë, por
edhe Angela Merkel apo Jose Luis Zapatero. Nga
ana tjetër, renditja duket sikur është më shumë
amerikane seç duhet, pasi nga 100 emrat më
me influencë në botë, 70 prej tyre mbajnë vulën
"Made in USA".
Novatorë /sipërmarrës
Mes tyre gjenden njerëz që kanë sjellë revolucion
në teknologji duke nisur që nga njeriusimbol
i "Apple"-s, Steve Jobs. Ndërsa pas tij, Steve
Ballmer i "Microsoft"-it (mungon Bill Gates që
mes të tjerash ka hequr dorë nga administrimi i
përgjithshëm i këtij gjiganti), si dhe bashkëthemeluesi
i shoqërisë, Paul Allen. Në listë gjendet
edhe emri i Jeff Bezos të "Amazon" dhe manjatë
që vijnë nga fusha të ndryshme duke nisur që nga
simboli triumfues i botimeve, Rupert Murdoch,
deri te një prej simboleve të boomit indian, Ratan
Tata.
Gratë
Duket se për babazi mes të dyja sekseve është
shumë herët të flitet edhe në rang global. Nga
njëqind emra, vetëm një e katërta e tyre janë
ferma. Mes tyre e magjishmja Oprah Winfrey, kandidatja
për të parën presidente femër të SHBA-së
në gjithë historinë e krimit të saj, Hilary Clinton,
golfistja Lorena Ochoa dhe presidentja kiliane,
Michele Bachelet. Mes mungesave të shumta,
ajo që bie në sy është emri i gruas së hekurt të
Amerikës, Condoleezza Rice, është e vërtetë se
epoka e Bushit po perëndon, por ai vetë e ka
rikuperuar me shpejtësi vendin që vitin e kaluar
e kishte humbur.
Të rinominuarit
Janë të paktë në numër personazhet e 2008-ës
që kanë arritur ta ruajnë vendin që nga 2007-a.
Mes tyre, emrat e Clooney, dhe kandidatit tjetër
për të marrë Presidencën amerikane, Barack
Obama (Hillary Clinton dhe republikani John
McCain janë hyrje të reja) dhe kryetari i Bashkisë
së Nju Jorkut, Michael Bloomberg. Një shenjë
e vullnetit të "Time" kjo për të mos përmendur
vetëm ekzistuesit, por për të futur emra të rinj që
avancojë çdo ditë e më shumë.
Shumë pak evropianë
As si lider politik as si sipërmarrës i fuqishëm,
emri i Kryeministrit Silvio Berluskoni, nuk
shfaqet në asnjë nga këto dy kategori. Përveç
tij asnjë stilist apo personazh i njohur i botës
së spektaklit. I vetmi është Kaka që edhe pse ka
nënshtetësinë braziliane luan për Milanin në Itali
dhe Sonia Gandi, që prej vitesh jeton në Indi dhe
ish-kryeministri britanik, Tony Blair.