Qeveria diskriminon firmat ndërtuese, përjashton nga taksa vendore rrugët e mëdha
Qeveria ka përjashtuar nga taksat vendore “investimet e mëdha”, kryesisht projektin e Rrugës Durrës-Kukës dhe firmat që punojnë në të, si dhe disa rrugë të tjera. Sipas vendimit, kompanitë që do të investojnë në projekte madhore në infrastrukturë apo në energji do të paguajnë vetëm 0.1 për qind të vlerës së investimit. Në bazë të ligjit të taksave vendore, kur një investitor ndërmerr realizimin e një projekti të ri, ai duhet të paguajë për ndikimin që ky ndërtim ka në infrastrukturë. Por në këtë mënyrë, qeveria bën një diskriminim për firmat e tjera të ndërtimit, të cilat, edhe pse nuk arrijnë të tenderohen nga shteti për projekte të mëdha, sërish paguajnë të gjitha taksat dhe detyrimet fiskale, si dhe mbajnë të punësuar një numër jo të vogël njerëzish. Nga ky vendim i qeverisë pritet të përfitojë edhe kompania "Bechtel-Enka", e cila po ndërton projektin më të madh të infrastrukturës në vend, vlera monetare e të cilit është shumë e lartë. Në sajë të këtij vendimi të qeverisë, kjo kompani do të paguajë më pak para për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Niveli i kësaj takse është i ndarë për Bashkinë e Tiranës 2-4 për qind të vlerës së investimit, ndërsa për bashkitë e tjera varion nga 1 deri në 3 për qind të vlerës së investimit. Vlera e këtyre taksave është vendosur duke mos pasur parasysh projektet e mëdha në infrastrukturë apo hidrocentrale etj. Vlera e këtyre projekteve është goxha e lartë, ajo llogaritet të arrijë në disa dhjetëra milionë apo deri në 1 miliard euro. Në këto raste, aplikimi i të tilla taksave do të kishte një impakt në koston e këtyre investimeve duke e rritur atë. Investitori në këto projekte paguan tërësisht koston e infrastrukturës që bëhet e papërdorshme apo që dëmtohet.
Shkurt//////////////////////
Hekurudhat shqiptare, qeveria akordon 80 milionë lekë për përmirësimin e rrjetit
Rreth 80 milionë lekë parashikohet të investohen gjatë vitit 2009 nga buxheti i shtetit për përmirësimin e sistemit hekurudhor. Sipas Ministrisë së Transportit, nga këto fonde rreth 60 milionë lekë parashikohet të përdoren për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës hekurudhore dhe 20 milionë lekë për rritjen e gatishmërisë së mjeteve lëvizëse. Përveç financimeve nga buxheti i shtetit, qeveria shqiptare po shqyrton edhe mundësinë e ndërtimit me koncesion të hekurudhave shqiptare. Sipas MPPTT-së kanë mbërritur kërkesat e para për marrjen me koncesion të hekurudhave shqiptare. Rrjeti hekurudhor shqiptar ka një gjatësi të përgjithshme prej 447 km linjë kryesore dhe 230 km linjë sekondare, i shtrirë nga Veriu me stacion kufitar Bajzën, deri në Jug me stacion fundor Vlorën dhe në Lindje me stacion fundor “Gurin e Kuq” në Pogradec, në kufi me Maqedoninë. Rrjeti hekurudhor shqiptar lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar nëpërmjet linjës Bajzë-Podgoricë, Mal i Zi, ku aktualisht kryhet transporti ndërkombëtar i mallrave si dhe me Portin e Durrësit, që konsiderohet si porti hyrës i “Korridorit 8”. Ky rrjet ka gjerësi normale si hekurudhat e vendeve të tjera europiane, por është i paelektrifikuar dhe pa sistem sinjalizimi. Lëvizja e trenave drejtohet nëpërmjet sistemit të radio-ndërlidhjes. Rrjeti hekurudhor shqiptar ka filluar të ndërtohet në vitin 1947 deri në vitin 1986. Gjendja e infrastrukturës hekurudhore ka tregues të ulët teknikë. Si pasojë, shpejtësia e lëvizjes se trenave në linjë është e kufizuar edhe prej moshës mesatare të mjeteve hekurudhore, e cila është e madhe. Çdo vit, buxheti i shtetit akordon në formë subvencionesh rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Aktualisht, Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1,5-2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.
SISTEMIM ASFALTIME
1 009 306 000 lekë
Përmirësimi i shtresës së superstradës Tiranë-Durrës dhe sistemimi i kanaleve anësore 30,000
Sistemim-asfaltim rruga Gjiri i Lalzit (K.Lidhur) 140,000
Sistemim-asfaltim rruga Gjiri i Lalzit (shtesë punimesh) 60,000
Sistemim-asfaltim rruga Krutje-Fier Shegan 51,800
Sistemim-asfaltim rruga Laç-Patok (k.lidhur) 5,190
Sistemim-asfaltim rruga Zemblak-kryqëzim Liqenas (Loti 1) 10,000
Sistemim-asfaltim rruga e Liqenasit (Vazhdim) 97,316
Sistemim-asfaltim rruga e Voskopojës Korçë 20,000
Sistemim-asfaltim rruga B.Curri-Has segm. Rragam-Kam-Tropojë (Loti 1) 164,000
Sistemim-asfaltim rruga B.Curri-Has segm. Rragam-Kam Tropojë (Loti2) 15,000
Sistemim-asfaltim rruga e Gjinarit (Elbasan) 50,000
Sistemim-asfaltim rruga Dardhë-Ura e Drinit (Fierzë) Loti 2 +shtesë pun. 70,000
Sistemim-asfaltim rruga Librazhd-Qafë Stude Loti 2 (vazhdimi) 10,000
Sistemim-asfaltim rruga Dedaj-Bogë (K.lidhur) 20,000
Sistemim-asfaltim rruga Vau i Dejës-Kalata e Tragetit Koman 10,000
Sistemim-asfaltim rruga Traget Fierze 10,000
Sistemim-asfaltim rruga Dardhë, Korçë 7,000
Riveshje dhe sistemim-asfaltim rruga K.Patos-Ballsh 4,000
Sistemim-asfaltim rruga Dardhë pista e skive 5,700
Sistemim-asfaltim rruga Çiflik-Kosovë 20,300
Sistemim-asfaltim rruga Ura e Drinit-Ura e Bunës Shkodër 5,000
Sistemim-asfaltim rruga Tale-Lezhë 30,000
Sistemim-asfaltim Unaza veriore Korçë 20,000
Sistemim-asfaltim rruga hyrëse Berat 20,000
Sistemim-asfaltim rruga hyrëse Kavajë 20,000
Sistemim-asfaltim rruga hyrëse Gramsh 20,000
Sistemim-asfaltim rruga hyrëse Sarandë 20,000
Sistemim-asfaltim rruga hyrëse Fier dhe rikonstruksioni i urës së Mbrostarit 20,000
Sistemim Asfaltim rruga F.Krujë-Krujë 16,000
Sistemim Asfaltim rruga Hoçisht 14,000
Riveshje dhe Sistem Asfaltim rruga Vau-Dejës - K/Koman 1,000
Riveshje dhe Sistem Asfaltim rruga K/Koman- Fusharrëz Loti 1 1,000
Riveshje dhe Sistem Asfaltim rruga K/Koman- Fusharrëz Loti 2 1,000
Riveshje dhe Sistem Asfaltim rruga K/Koman- Fusharrëz Loti 3 1,000
Sistem-asfaltim lidhja e rrugës paralele krahu i djathtë me fabrikën e tullave nr.3, Tiranë- Vorë 10,000
Sistemim Asfaltim Rruga Qafë Thanë-Lin-Pogradec 5,000
Sistemim Asfaltim Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë 5,000
19 Janar 2009