KLD; Të hënën, rekomandimet do t’i dorëzohen Komisionit të Ligjeve
EURALIUS e Misioni Evropian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri kanë qenë të ftuarit e mbledhjes. Diskutimet u përqendruan në tre drejtime, mendimet e shprehura për secilën u bashkëngjitën në rekomandimet e përgatitura
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sërish paraditen e djeshme, por kësaj radhe me dyer të mbyllura, për të rimarrë në shqyrtim projektligjin për administratën gjyqësore. Ndryshe nga tri ditë më parë, kur në takimin konsultativ kanë marrë pjesë krerët e gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit, në takimin e djeshëm kanë qenë të ftuar ekspertë të huaj. Nga burime të brendshme mësohet se diskutimet janë përqendruar në tri pika, të cilat janë propozuar nga misioni EURALIUS dhe Misioni Evropian i Asistencës. Së pari, ekspertët e EURALIUS-it dhe Misioni Evropian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kanë deklaruar se në përgatitjen e projektligjit për administratën gjyqësore, nuk është marrë mendimi i tyre. Së dyti, ekspertët e EURALIUS-it, por edhe ekspertë të tjerë të huaj, kanë deklaruar se në Evropë funksionimi i administratës gjyqësore nuk i lihet në dorë ministrit të Drejtësisë. Sipas tyre, ka dy modele: ose me ligj të posaçëm ose administrata gjyqësore është pjesë e shërbimit civil. Në Shqipëri, ligji për administratën gjyqësore parashikon vetëm kompetencat e kancelarit të gjykatës, por aspektet e funksionimit të gjykatës ia lë në dorë ministrit. Dhe çështja e tretë e dalë në diskutime, është sugjerimi se në Shqipëri funksionimi i administratës gjyqësore të mos rregullohet me një ligj i posaçëm, por të jetë një shtesë e ligjit për funksionimin e gjyqësorit. Të gjitha rekomandimet e shkruara gjatë mbledhjes së djeshme, me mendime të ekspertëve të huaj dhe anëtarëve të KLD-së, do t’i përcillen Komisionit të Ligjeve ditën e hënë. Për ligjin e administratës gjyqësore, tri ditë më parë u mblodh KLD në një mbledhje urgjente të kërkuar nga gjyqtarët, me qëllim diskutimin dhe shprehjen e mendimit të tyre për këtë ligj. Mbledhja është shoqëruar me një debat të ashpër mes krerëve të gjykatës që e konsideruan ligjin si cenim të gjyqësorit dhe ministrit të Drejtësisë, që e cilësoi atë konform standardeve të BE-së.