Fier, arrestohet shqiptari, kërkohej në Itali për drogë
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas shqiptar që kërkohej nga autoritetet italiane për drogë. Sokol Genica akuzohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga vendi fqinj. Për këtë krim, ata kishin dërguar një urdhër-arresti. Kështu, policia shqiptare kishte nisur kërkimet dhe ditën e djeshme, ata arritën që të binin në gjurmët e të shumëkërkuarit shqiptar. Genica është dënuar nga drejtësia italiane me 25 vjet burg heqje lirie, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestimi është bërë në sajë të një bashkëpunimi ndërmjet të dy policive të vendeve fqinje. Pas kontrolleve të kryera në qytet, është bërë i mundur identifikimi i të kërkuarit dhe vënia e tij në pranga.